Aksident trafiku në fshatin Strellc të Deçanit, lëndohen katër persona
Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Strellc të Deçanit. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar katër persona, e të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. Rastin e bëri të ditur për lajmi.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Njësitet kompetente kanë dalë…

Lajme
Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Strellc të Deçanit.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar katër persona, e të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.
Rastin e bëri të ditur për lajmi.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kuptuar shkaqet e aksidentit”, tha tutje Gashi. /Lajmi.net/