Aksident në Dobroshec: Treni godet një këmbësor

Një person është goditur sot nga treni i linjës Prishtinë–Pejë në fshatin Dobroshec të Drenasit. Sipas informacioneve fillestare te Drenicaonline, këmbësori ka tentuar të kalojë rrugën në momentin kur është përplasur nga treni. Për fat të mirë, ai nuk ka humbur jetën, por ka pësuar lëndime trupore. Njësitet e Policisë së Trafikut kanë dalë në…

Lajme

06/04/2026 20:08

Një person është goditur sot nga treni i linjës Prishtinë–Pejë në fshatin Dobroshec të Drenasit.

Sipas informacioneve fillestare te Drenicaonline, këmbësori ka tentuar të kalojë rrugën në momentin kur është përplasur nga treni.

Për fat të mirë, ai nuk ka humbur jetën, por ka pësuar lëndime trupore.

Njësitet e Policisë së Trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.