Aksident me fatalitet në Pejë, një person i vdekur dhe një i lënduar

Si pasojë e një aksidenti në Shtupeq të Pejës, një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar. Lajmi për lajmi.net e ka konfirmuar para pak minutash Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi bëri të ditur se person i lënduar është  jashtë rrezikut për jetë dhe momentalisht është duke marrë tretman…

Lajme

03/08/2024 18:04

Si pasojë e një aksidenti në Shtupeq të Pejës, një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar.

Lajmi për lajmi.net e ka konfirmuar para pak minutash Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi bëri të ditur se person i lënduar është  jashtë rrezikut për jetë dhe momentalisht është duke marrë tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Kemi pranuar informatën rreth orës  15:30 në fshatin Shtupeq, dy persona kanë qenë me një motoçikletë, kanë dalë jashtë rrugës. Njëri nga ta ka vdekur, kurse tjetri është jashtë rrezikut”, u shpreh Gashi.

Gashi tutje shtoi se njësitet e policisë dhe prokurori janë në vendngjarje dhe se momentalisht nuk ka informacione më të hollësishme./Lajmi.net