Ademi falënderon Kurtin për shpërblimet e ndara: Janë shtysë e fuqishme për futbollistët tanë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në emër të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së dhe ekipit të kombëtares, ka falënderuar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin dhe Qeverinë e Kosovës për shpërblimin e ndarë për suksesin e arritur në “play-off” të kualifikimeve për Botërorin 2026. Ademi ka thënë se kjo mbështetje institucionale është dëshmi…

Sport

27/11/2025 13:37

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në emër të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së dhe ekipit të kombëtares, ka falënderuar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin dhe Qeverinë e Kosovës për shpërblimin e ndarë për suksesin e arritur në “play-off” të kualifikimeve për Botërorin 2026.

Ademi ka thënë se kjo mbështetje institucionale është dëshmi e besimit të plotë në punën, përkushtimin dhe rrugëtimin që pe ndërtojmë bashkë, shkruan lajmi.net.

“Shpërblimet e caktuara nga ekzekutivi për motivimin e ekipit para ndeshjeve të radhës përbëjnë një shtysë të fuqishme për futbollistët tanë, të cilët janë të përqendruar dhe të motivuar maksimalisht që ta çojnë Kosovën drejt objektivit historik, sigurimit të biletës për Kupën e Botës. Falënderimi ynë shkon për të gjithë ata që po qëndrojnë krah Kombëtares dhe futbollit kosovar. Kjo mbështetje është jetike në këtë fazë vendimtare, ku çdo detaj dhe çdo motivim ka rëndësi. Bashkë po e shkruajmë historinë!”, ka shkruar ademi në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë: