A ia dhanë paratë Big Brother VIP Beniada Nishanit?

Beniada Nishani ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Why Not” në RTV Ora, ku foli dhe rreth eksperiencës së saj në “Big Brother”. E pyetur nëse i ka marrë paratë që fitoi nga spektakli, Beniada tregoi se kanë qenë shumë korrekt dhe ato para nuk i ka harxhuar të gjitha. “I mora, i mora.…

ShowBiz

02/12/2022 16:29

Beniada Nishani ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Why Not” në RTV Ora, ku foli dhe rreth eksperiencës së saj në “Big Brother”.

E pyetur nëse i ka marrë paratë që fitoi nga spektakli, Beniada tregoi se kanë qenë shumë korrekt dhe ato para nuk i ka harxhuar të gjitha.

“I mora, i mora. Patjetër. Shumë korrekt. Nuk i kam harxhuar të gjitha se jam dhe pak gjirokastrite dhe do të blej një makinë, pastaj avash, avash shikojmë”, tha Beniada.