Të Infektuar: 1147

Të Shëruar: 874

Të Vdekur: 30

19-vjeçarja që humbi 63 kg brenda një viti, tregon sekretin se si ia doli

15:42 | 24 Dhjetor 2019

Një adoleshente që ka humbur gjysmën e peshës së trupit për të veshur një fustan, ka zbuluar sesi heqja dorë nga sheqerit, shmangia e çokollatave dhe ‘përtypja e nenexhikëve e ndihmoi atë të humbte 63 kilogramë brenda një viti.

Josie Desgrand nga Queensland, Australi, peshonte 127 kg në kohën kur ajo ishte 16 vjeç, duke u bërë viktimë e bullizmit dhe duke humbur vetëbesimin, transmeton lajmi.net.

Askush nuk besonte se ajo mund të humbte peshën shtesë që mbante, por 19-vjeçarja donte t’i tregonte të gjithëve se janë të gabuar – ajo humbi 63 kilogramë në 12 muaj.

Për tri vitet e fundit, Josie ka përqafuar një mënyrë jetese të ushqimit të shëndetshëm dhe aktivitete fizike të rregullta, por fillimisht, varësia e saj nga sheqeri e bëri të vështirë për të humbur kilogramët.

Josie zbuloi se problemi i saj ishte se ajo ishte e prirur për të ngrënë diçka të ëmbël mes vakteve.

Një mashtrim që ajo tha se e mësoi ishte se sa herë që e godiste dëshira për të ngrënë ëmbël, ajo përtypte një nenexhik.

Llojet e ushqimeve që ajo tani pëlqen të hajë midis vakteve përfshijnë karrota me humus ose një pjesë të vogël të frutave dhe arra. /Lajmi.net/