19-vjeçarja nga Mitrovica ka nevojë për ndihmën tuaj

Nazlije Sherife nga Mitrovica, e cila është e rritur jetim pa njërin prind, ka nevojë për ndihmën tonë, pasi është diagnostikuar me Glomerulosklerozë Foke Segmentale.

Lajme

17/12/2020 16:58

19-vjeçarja është studente e Shkencave Kompjuterike mirëpo sëmundja ia ka pamundësuar vazhdimin e studimeve.

Studentes nga Mitrovica i duhen 200 mijë euro, për sigurimin e veshkës dhe kryerjen e transplancionit të saj, në shtetin e Turqisë.

Familja e saj nuk i ka këto mjete, andaj kërkon ndihmën e qytetarëve, që vajza e tyre të arrijë ta kryejë me sukses këtë transplantim të veshkës.