19 të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 892 raste të reja me koronavirus nga 3369 testime dhe 19 persona kanë vdekur, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Lajme

02/03/2021 18:28

Gjatë ditës së sotme janë kryer 732 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 15.027 vaksinime.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 374 raste në Tiranë, 55 në Fier, 47 në Vlorë, 45 në Durrës, 30 në Shkodër, nga 26 raste në Krujë, Berat, nga 25 raste në Kavajë, Lushnje, Kuçovë, 23 në Librazhd, 22 në Gjirokastër, 17 në Mallakastër, 15 në Elbasan, nga 11 raste në Kurbin, Mirditë etj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 760 qytetarë, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 71.173 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 650 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 19 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID: 10 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Mati, të moshave 48-87 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 108.823 raste pozitive, prej tyre 71.173 janë shëruar, 35.815 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 1.835 pacientë.