Nis zbatimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Prej 1 majit ka hyrë në fuqi marrëveshja për lëvizje të lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, që lejon qytetarët e të dy vendeve të kalojnë kufirin pa pasaportë apo letërnjoftim. Gjithashtu, automjetet me targa shqiptare dhe kosovare nuk do t’i nënshtrohen kontrolleve kufitare gjatë periudhave të përcaktuara. Lehtësimi do të zbatohet për nëntë muaj të…

Lajme

01/05/2025 22:53

Prej 1 majit ka hyrë në fuqi marrëveshja për lëvizje të lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, që lejon qytetarët e të dy vendeve të kalojnë kufirin pa pasaportë apo letërnjoftim. Gjithashtu, automjetet me targa shqiptare dhe kosovare nuk do t’i nënshtrohen kontrolleve kufitare gjatë periudhave të përcaktuara.

Lehtësimi do të zbatohet për nëntë muaj të vitit: nga 1 maji deri më 30 shtator dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt të vitit pasardhës. Në këtë periudhë, qarkullimi do të jetë më i shpejtë dhe i pakufizuar për qytetarët dhe automjetet, pa pasur nevojë për dokumente identifikimi apo verifikime në kufi.

Marrëveshja synon të nxisë turizmin, të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe të thellojë integrimin ndërmjet dy vendeve. Ajo përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt afrimit rajonal dhe krijimit të një hapësire të përbashkët lëvizjeje mes Kosovës dhe Shqipërisë.