18 vite burgim për Endrit Nikën, RrGK e indinjuar: Dënimi nuk është proporcional me peshën e krimit dhe seriozitetin e rrethanave
Rrjeti i Grave të Kosovës, është shprehur i indinjuar pas dënimit me 18 vite burgim ndaj Endrit Nikës, i dënuar për vrasjen e të dashurës së tij argjentinase, Maria Clare. RrGK ka thënë se ky dënim nuk është proporcional me peshën e krimit dhe seriozitetin e rrethanave. “Kjo është vrasje me motiv gjinor – femicid. Një…
Lajme
Rrjeti i Grave të Kosovës, është shprehur i indinjuar pas dënimit me 18 vite burgim ndaj Endrit Nikës, i dënuar për vrasjen e të dashurës së tij argjentinase, Maria Clare.
RrGK ka thënë se ky dënim nuk është proporcional me peshën e krimit dhe seriozitetin e rrethanave.
“Kjo është vrasje me motiv gjinor – femicid. Një grua është vrarë në kontekstin e një marrëdhënieje intime, si rezultat i kontrollit, pabarazisë dhe dhunës me bazë gjinore. Vrasja e grave për shkak të gjinisë së tyre është shkelja më e rëndë e të drejtës për jetë dhe kërkon ndëshkim maksimal. Dënime të tilla rrezikojnë të normalizojnë dhunën ndaj grave dhe të dërgojnë mesazh se jeta e grave vlen më pak. Kërkojmë që gjykatat ta njohin qartë motivin gjinor dhe të aplikojnë standardet më të larta të ndëshkimit. Drejtësia duhet të jetë reale, proporcionale dhe e pamëshirshme ndaj femicidit”, thuhet në reagim.
Rrjeti i Grave të Kosovës ka thënë se është i hapur për të ndihmuar të gjitha viktimat e dhunës me baza gjinore, përmes këshillimit dhe ndihmës juridike falas në numrin +38348105800. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: