170 mijë banesa u shtuan që nga 2011 derisa numri i banorëve ra për 178 mijë

170 mijë banesa janë shtuar që nga viti 2011, ndërsa numri i popullsisë ka ra për 178 mijë, sipas Agron Demit, drejtor në Institutin Atlas. Ai tha se numri i banesave është rritur nga 29% në 35.7% dhe se për këtë shteti duhet të vendosë moratorium në ndërtime me synimin që të fusë në përdorim…

Lajme

16/07/2025 10:58

170 mijë banesa janë shtuar që nga viti 2011, ndërsa numri i popullsisë ka ra për 178 mijë, sipas Agron Demit, drejtor në Institutin Atlas.

Ai tha se numri i banesave është rritur nga 29% në 35.7% dhe se për këtë shteti duhet të vendosë moratorium në ndërtime me synimin që të fusë në përdorim këto banesa të pabanuara.

“Nga viti 2011, numri i banesave të reja është rritë për 170 mijë. Nga viti 2011 numri i popullsisë ka ra për 178 mijë. E numri i banesave të pabanuara është rritë nga 29% në 35.7%. Shteti duhet me vendos moratorium në ndërtime e me kalu politika të cilat i fusin në përdorim këto banesa të pabanuara dhe i bëjnë pjesë të ekonomisë”.

Për shkak të mungesës së institucioneve të reja, ai thotë se qeveria në detyrë nuk ka të drejtë ligjore të marrë vendime.

“Ama, ky shtet tash nuk ka as të drejtë ligjore me marr vendime, qashtu qysh vendosi dje Gjykata Supreme. E Kryeministri në detyrë pyetet se kujt po i ngutet me u kriju institucionet?”, tha Demi, duke iu referuar e cila konstatoi një vendimi të Gjykatës Supreme, e cila tha se nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë njëkohësisht deputetë është e kundërligjshme dhe përbën shkelje të dispozitave kushtetuese.