17 institucione të pavarura pësojnë nga bllokada në Kuvend

Komisioni i Pavarur i Mediave është një nga institucionet tashmë jofunksionale si pasojë e moskontituimit të Kuvendit derisa institucioni i Avokatit të  Popullit është duke funksionuar me pjesëtarë që u ka kaluar mandati. Zëdhënësi i Institucionit të Avokatit të Popullit, Petrit Collaku, thotë se zëvendësimi i anëtarëve të cilëve u ka kaluar mandati ka mbetur…

Lajme

31/07/2025 09:09

Komisioni i Pavarur i Mediave është një nga institucionet tashmë jofunksionale si pasojë e moskontituimit të Kuvendit derisa institucioni i Avokatit të  Popullit është duke funksionuar me pjesëtarë që u ka kaluar mandati.

Zëdhënësi i Institucionit të Avokatit të Popullit, Petrit Collaku, thotë se zëvendësimi i anëtarëve të cilëve u ka kaluar mandati ka mbetur peng i bllokadës në Kuvend, ndonëse siç thekson, deri më tani nuk ka pasur ngecje të punës.

“Me moskonstiuimin e kuvendit ka mbetur pa u zhvilluar një konkurs. Në pyetjeje janë katër zv të avoktati te popullit të cilëve iu ka skaduar mandati në qershor të këtij viti dhe tani po avokat i popullit nuk është në gjendje të dërgojë listën e njëjtë me zëvendës apo te bëjë e një njoftim te ri për konkurs. Avokati i populli ka informuar kuvendin dhe jemi ne pritje derisa te formohet kuvendi dhe të vazhdojmë me procedura deri këta zv vazhdojnë punën e tyre deri ne ardhjen e zëvendësve të tjerë”, tha Collaku.

Por nga bllokada në Kuvend nuk pësuan vetëm KPM-ja e institucioni i Avokatit të Popullit. Në Institutin e Kosovës për Drejtësi listojnë një numër institucionesh të tjera të pavarura të cilat funksionojnë me mungesa të anëtarëve ose janë jofunksionale për shkak të mosveprimit të Kuvendit përfshirë Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, Agjencinë Kosovare të Pronës, Autoritetin e Pavarur i Konkurrencës e të tjera.

“Janë 17 institucione të pavarura të cilat s’janë ose nuk janë duke funksionuar me përbërjen e plotë plote ose  janë krejtësisht jofunksionale dhe s’mund të marrin veprime për shkak të mungesës së anëtarëve.  Kjo situatë nuk është lidhur vetëm në moskonstituim të kuvendit por edhe mospërmbushjen e obligimeve nga legjislatura e kaluara pritet në të ardhmen te rritet numri i institucioneve që janë jofunksionale për shkak të mungesës e anëtareve që duhet të zgjidhen nga Kuvendi. Kemi KPM-në jofunksional. Institucioni i avokatit të popullit i mungojnë disa zëvendësa dhe po ashtu është periudha ku ka rrezik edhe institucioni i avokati të popullit të mbetët pa avokat te popullit dhe do ta kishim një institucion te pavarur kushtues i cili nuk mund te funksionojë në mënyrë adekuate sepse s’është  zgjedhur avokati”, tha Gzim Shala-nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Në Institutin GAP ndërkaq thonë se me mosfunksionim të Kuvendit shumë institucione të pavarura kanë mbetur edhe pa monitorim.

“Mos funksionimi kemi shume institucione të pavarura pa monitorim, kemi borde që u kalon mandati kemi edhe çështjen e financimit të RTK-së… Është një zinxhir procesesh pa përmendur ligje të rëndësishme, kemi ligjin e punës i cili po pret trajtim në kuvend…”, tha Blendi Hasaj, drejtor i Institutit GAP.

Të shtunën e kaluar për 54 herë më radhë deputetët dështuan ta konstituojnë Kuvendin me gjithë aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese për ta përmbushur këtë obligim brenda afatit 30 ditësh. Që nga e diela e deri më 8 gusht është në fuqi masa e përkohshme e Kushtetueses e cila ndalon çdo vendim dhe veprim të deputetëve pas afatit për konsitutim./RTV21