1630 tiketa për 24 orë (Foto/Video)

Policia rrugore në Shqipëri ka “masakruar” shoferët gjatë 24 orëve të fundjavës, duke vendosur 1630 gjoba për arsye të ndryshme, shkruan syri.net

Lajme

06/11/2016 12:19

Burime zyrtare nga policia thanë gjithashtu se 10 drejtues makinash janë vënë në pranga, 4 prej të cilëve në gjendje të dehur, 3 të pa pajisur me leje drejtimi si dhe 3 për shkelje të rregullave të Kodit Rrugor duke shkaktuar aksident me pasoja në njerëz.

Gjatë 24 orëve janë pezulluar 87 leje drejtimi, nga këto 39 për alkool, 38 për shpejtësi si dhe 10 për semafor e shkelje të ndryshme.

http://www.dailymotion.com/video/x50wlnz_shoferi-flet-ne-telefon-gjate-udhetimit-me-makine_news