16 shprehjet që i themi një fëmije kur gabon, por në fakt po gabojmë ne

Shprehjet e më poshtme janë disa, të cilat duhen shmangur!

Lifestyle

01/11/2021 15:27

Specialistët kanë konstatuar që fjalët apo shprehjet e duhura, nuk janë të parat që vijnë në mend, kur duhet qetësuar një fëmijë tekanjoz apo që grindet.

Ata kanë grupuar një seri shprehjesh që duhet patur kujdes t’i evitojnë dhe të mos i përdorim edhe pse janë të parat që vijnë në mënd. Shprehjet e më poshtme janë disa, të cilat duhen shmangur:

1. Mjaft i hodhe gjërat përtokë.
2. Fëmijët e rritur nuk sillen kështu
3. Mos guxo të gjuash
4. Po sillesh shumë keq
5. Tani do të dënoj
6. Shko laj shpejt dhëmbët.
7. Ha ose do të shkosh të flesh pa ngrënë.
8. Mjaft, fëmijë qaraman
9. Pusho, nuk të dëgjoj
10. Sa herë duhet ta përsëris
11. Po më turpëron në sy të të tjerëve.
12. Ik që këtu.
13. Do të të çoj në banjë.
14. Mjaft bërtite
15. Të kisha thënë por nuk dëgjon
16. Po humbas durimin

Këto shprehje janë të organizuara të gjitha në fjali urdhërore. Fjalia urdhërore krijon te njeriu gjëndje alarmi dhe jo qetësie ashtu si ndodh në rastin e fjalisë dëftore.

Gjithashtu kjo fjali tregon që i rrituri ka humbur durimin, përton të qetësojë veten dhe të ndihmojë fëmijën të superojë këtë situatë ku ndodhet. I rrituri “i bie shkurt”, urdhëron dhe kërcënon. /Lajmi.net/