16 njerëz pa kokë, dhjetëra të djegur të gjallë: Gjithçka që ndodhi në burgun e Brazilit
57 persona mbetën të vrarë si pasojë e një përplasjeje mes dy bandave rivale në një burg të Brazilit.
Bota
Sherri masiv në burgun e sigurisë së lartë në Altamira, zgjati rreth 5 orë. Zyrtarët e burgut njoftuan se skenat ishin të tmerrshme.
Dhjetëra të dënuarve u ishin prerë kokat, ndërsa të tjerë ishin djegur si pasojë e zjarrit të një sektori të burgut.
Mediat vendase drejtojnë gishtin te siguria e ulët dhe mbipopullimi i institucioneve të vuajtjes së dënimit.
Burgu i Altamirës ka një kapacitet prej 200 të dënuarish, por aktualisht aty qëndrojnë 311 të tillë.
Masakrat në burgjet braziliane nuk janë një fenomen i rrallë.