15 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

Sot e 15 vjet më parë, Serbia zhduku pa shenjë e pa gjurmë, intelektualin dhe atdhetarin shqiptar, Ukshin Hoti. 

Lajme

16/05/2014 19:34

Në një kohë, kur Kosova ndodhej në luftë, dhe aeroplanët e NATO-s, po bombardonin forcat kriminale ushtarake dhe paraushtarake serbe, Hoti u lirua nga burgu, ku po e vuante dënimin politik, prej vitesh, por ai kurrë nuk arriti të kthehet në vendlindjen e tij.   

Për të shënuar këtë ditë, ku edhe pas 15 vitesh, ende nuk dihet për fatin e profesor Hotit, nuk u organizua ndonjë ngjarje. Përjashto këtu, një iniciative të disa studentëve të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, të cilët kanë realizuar një spot, me disa nga thëniet dhe fotografitë e intelektualit Hoti, gjatë veprimtarisë së tij.