15 të vdekur dhe 1039 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Në 24 orët e fundit me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 1039 raste të reja nga 3258 testime të kryera dhe 15 persona të tjerë kanë humbur jetën.

Lajme

22/02/2021 19:18

Në 24 orët e fundit janë shëruar 989 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 64.318 që nga fillimi i epidemisë.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 937 vaksinime antiCOVID. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 6.728 vaksina antiCOVID.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 471 raste në Tiranë, 56 raste në Berat, 54 raste në Krujë, 47 raste në Elbasan, 45 raste në Vlorë, 40 raste në Korçë, 34 raste në Durrës, 22 raste në Fier, 21 raste në Kukës, 19 raste në Mallakastër, 18 raste në Lezhë, 17 raste në Gramsh, 16 raste në Përmet etj.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 656 pacientë, 48 në terapi intensive nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 6 qytetarë nga Tirana, 2 nga Fieri, 2 nga Kavaja dhe nga një qytetar nga Elbasani, Mirdita, Lushnja, Delvina dhe Pogradeci, të moshave 18-77 vjeç.

Ndryshe, që nga shpërthimi i epidemisë vitin e kaluar, me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 101.285 raste pozitive, prej tyre 64.318 janë shëruar, 35.286 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 1.681 pacientë./Tch