14-vjeçari e bën super-veturën që e vodhi ‘copë e thërrimë’

Një djalosh adoleshent nga Australia është arrestuar pasi ka përplasur një Subaru Forester të vjedhur në Lamborghini Urus dhe një kamion të policisë Toyota Hilux.

Auto & Tek

17/10/2019 16:24

Subaru ishte vjedhur gjatë një thyerje në një shtëpi në fillim të muajit, dhe detektivët e gjetën atë në një rrugëkalim periferik pas raporteve për automjetin që ishte vërejtur në zonë.

Detektivët parkuan prapa Subaru-it të vjedhur rreth orës 8 të mbrëmjes. Ata më pas thanë se Subaru u kthye mbrapa me shpejtësi dhe u përplas me një kamion para se të ikte. Adoleshenti në automjet nuk kaloi shume blloqe para se të aksidentohej me një ‘Lamborghini Urus’, shkruan CarBuzz, transmeton lajmi.net.

https://www.facebook.com/WA.Police/posts/2817491198284314

Shoferi i makinës u largua nga vendi i ngjarjes, por u gjet aty pranë dhe u arrestua. Atij i janë ngritur dy akuza për vjedhje të një automjeti, tri akuza për vjedhje, një akuzë për vjedhje të rënduar dhe një akuzë të vjedhjeve të rënda me qëllim.

Nga tri automjetet e dëmtuara në incident, Lamborghini Urus ishte më i shtrenjti – kushtonte 263 mijë dollarë (235 mijë euro). /Lajmi.net/