14 fakte interesante për Teksasin

Thonë se gjithçka është më e madhe në Teksas, dhe këtë do të mundohemi të ua dëshmojmë se është e vërtetë, shkruan BusinessInsider.

Lajme

01/11/2015 22:12

Nëse Lone Star do të ishte shtet në vete, atëherë do të kishte GDP e 12 më të lartë në botë, transmeton lajmi.net

Disa elemente të kësaj rritje do ti atribuoheshin rritjes së shpejtë të biznesit të energjisë në Teksas, që ka qenë qendra e çmimit më të ulët të natës gjatë viteve të fundit.

Teksasi ka aq shumë rezerva të naftës së papërpunuar, sa që mund të mbushë deri në 1,588 ndërtesa me përmasa të Empire State

Teksasi ka 10.47 miliardë fuqi të rezervave bruto të naftës, ose 439.740 miliardë galon. Vëllimi i ndërtesës Empire State është 37 milionë metra kub, ose 276,779,000 litra.

Në Teksas ekzistojnë aq shumë mitraloz të regjistruar, sa mund të armatoset çdo student që vijon studimet në Universitet Harvard dhe Dartmouth

Ekzistojnë 28,690 mitraloz të regjistruar në Teksas. Thuhet se rreth 21,000 studentë që vijojnë mësimet në universitetin Harvad dhe 6,298 në Dartmouth, mund të pajisen me mitralozat e regjistruar në Teksas.

Të gjitha bizneset e regjistruara në Dakodën e Veriut nuk e përbëjnë as një të tretën e atyre në Teksas

Sipas statistikave në Dakodën e Veriut ekzistojnë 61,546 biznese të regjistruara, ndërsa në Teksas janë plotë 2,164,852.

Në Teksas ekzistojnë 1.65 milionë emigrantë pa dokumente. Kjo shifër është më e madhe sesa popullsia e Filadelfias

Njerëzit që jetojnë ilegalisht në Teksas, përbëjnë 6 për qind të popullsisë dhe 9 për qind të fuqisë punëtore. Ndërkaq popullsia e Filadelfias është 1,560,297, dhe cilësohet si qyteti i pestë më i populluar në SHBA.

Po të ishte Teksasi shtet në vete, do të kishte GDP-në e 12 më të lartë në botë

Prodhimi i brendshëm bruto i Teksasit kap shumën e 1,65 trilionë dollarëve. Ka GDP-në më të madhe sesa Australia dhe Koreja (me të dyja rreth 1.4 trilionë), por e ka më të vogël sesa Kanadaja me (1.7 trilionë dollarë). Gjatë 20 viteve të fundit, Teksasi është bërë pjesa më e rëndësishme e ekonomisë amerikane. Në vitin 1995, ajo përbënte 6.5 për qind të totalit të GDP-së në SHBA, ndërsa në vitin 2014 kishte mbi 9 për qind.

Vetëm gjatë katër viteve të fundit, popullsia e Teksasit është rritur në numër me popullsinë e New Hampshire dhe Wyoming

Në vitin 2010, popullsia e Teksasit ishte 25.1 milionë. Ndërsa katër vite më vonë, ka shkuar në 26.95 milionë banorë. Popullsia e New Hampshire është 1.3 milionë, kurse e Wyoming 584.000.

Në Teksas ekzistojnë më shumë të rritur obez, sesa e gjithë popullsia e Minesotës

Në Teksas, 30,9 për qind e të rriturve janë obez dhe 35,3 për qind janë në mbipeshë. Popullsia e të rriturve në Teksas është 18.2 milionë. Kjo do të thotë se rreth 5.6 milionë njerëz janë obez dhe 6.45 milionë me mbipeshë. Ndërsa në Minesota numri i popullsisë shkon në 5.4 milionë.

Pesha totale e peshkut (catfish) të konsumuar në Teksas brenda një viti është më e madhe sesa ajo e 6.5 Kullave Eifel

Qytetarët e Teksasit konsumojnë 109,000 paund peshk në vit. Ndërsa Kulla Eifel peshon 7,300 ton.

Popullsia e njerëzve hispanik dhe latin në Teksas është më e madhe sesa popullsia e Georgia

Popullsia hispanike dhe latine është 38,6 për qind ose 10.4 milionë njerëz. Ndërsa popullsia e Georgia është 10.1 milionë.

Ekzistojnë më shumë njerëz që jetojnë në varfëri të skajshme në Teksas, sesa popullata e kombinuar e Los Angeles-it dhe Detroit

Përqindja e njerëzve që jetojnë nën nivelin e varfërisë në Teksas (nga viti 2008 deri në vitin 2012) është 17.6 për qind, që në total i bie 4.74 milionë njerëz. Në qytetin e Los Angeles ekzistojnë 3.928 milionë njerëz, kurse në Detroit 680.250.

Qytetarët e Teksasit që punojnë në energjinë e ripërtritshme mund të kalojnë numrin e njerëzve që kalojnë në rrugën Wall Street

Punëtorët e Teksasit që punojnë në industrinë e energjive të ripërtritshme fitojnë një rrogë mbi 85 për qind të mesatares shtetërore. Ata fitojnë një rrogë mesatare vjetore prej 78.257 dollarë. Ndërsa ata që punojnë në “prodhimin e energjisë elektrike me erë”, panele diellore dhe pajisje tjera të lidhura me prodhimin e energjisë, fitojnë një pagë vjetore prej 114.920 dollarë.

Rreth 7.7 për qind e të gjitha shtëpive në SHBA janë në Teksas

Në Teksas, ekzistojnë 10,426,080 njësi banimi. Ndërkaq në SHBA, ekzistojnë në total 133,957,180 njësi banimi.

Sipërfaqja e përgjithshme e Teksasit është dy herë më e madhe sesa ajo e Gjermanisë

Teksasi është shteti më i madh në SHBA, me një sipërfaqe prej 268,820 milje katrorë. Që i bie afro 7.4 për qind e totalit të sipërfaqes së SHBA-ve. Ndërkaq sipërfaqja totale e Gjermanisë është 137,847 milje katrorë.

Teksasi është duke ndërtuar 185 herë më shumë ndërtesa sesa ishulli Rhode

Në vitin 2014 janë evidentuar 166,982 leje ndërtimi në Teksas. Ndërkaq gjatë vitit të kaluar janë evidentuar 952 leje ndërtimi në ishullin Rhode. (lajmi.net)