136 çifte në Kosovë i dhanë fund martesës vetëm gjatë muajit gusht

Muaji gusht shënoi fundin e martesës për 136 çifte. Në raport me muajin paraprak, ky numër ka shënuar një rënie të lehtë. “Sa u përket shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë për muajin gusht janë 136 raste, krahasuar me muajin korrik kemi rënie të numrit të çifteve të shkurorëzuara për ( – 4 %)”, thuhet në…

Lajme

22/10/2024 12:34

Muaji gusht shënoi fundin e martesës për 136 çifte.

Në raport me muajin paraprak, ky numër ka shënuar një rënie të lehtë.

“Sa u përket shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë për muajin gusht janë 136 raste, krahasuar me muajin korrik kemi rënie të numrit të çifteve të shkurorëzuara për ( – 4 %)”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Me numrin më të madh të divorceve prin qyteti i Prizrenit me 15 çifte të divorcuara, pasuar nga Gjilani me 14 e Gjakova me 13.

Klina dhe Skenderaj, kanë nga 9 raste të divorceve.

Por në top listën e shkurorëzimeve, nuk qëndron kryeqyteti Prishtina, e cila ka mbetur prapa Prizrenit, Gjilanit, Gjakovës, Klinës e Skenderajt, sa i përket shkurorëzimeve. Në kryeqytet gjatë muajit gusht janë 7 çifte të cilat kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre.

E numër të njëjtë të divorceve si Prishtina ka dhe Peja, e cila ka 7 raste./Lajmi.net