13 të arrestuar për drogë dhe prostitucion në Tiranë, ja emrat (Foto)

Një grup kriminal, që organizonte shërbime eskortë me prostituta të luksit në Tiranë, është goditur nga policia e kryeqytetit, mbrëmjen e së mërkurës.

Lajme

21/01/2016 14:41

13 persona, që ushtronin aktivitetin në Tiranë dhe Elbasan, janë arrestuar, në kuadër të operacionit “Eskortë”.

Në një hotel pranë Saukut janë arrestuar 3 vajza; Silvana Nexhipi, Ambra Isaku dhe Xheje Dunga, 2 persona që dyshohet si drejtues të rrjetit të prostitucionit, Franko Dervishi dhe Eglantin Kapo, si dhe 4 klientë, të gjithë turq.

Katër personat e tjerë; Ervin Tanku, Hasan Kurmeta, Jonid Tace dhe Klevis Abasaj janë arrestuar në disa lokale nate në Tiranë e Elbasan.

Burime të policisë thonë se, ky rrjet i shfrytëzonte vajzat kryesisht në hotelet luksoze të kryeqytetit dhe çmimet varionin nga 100 euro për çdo klient, deri në 500 euro për orgji.

Gjatë operacionit u sekuestruan 2 kilogramë kanabis, disa doza heroinë dhe tre autovetura.

Policia thotë se, në këtë rrjet dyshohet të jenë përfshirë edhe persona të tjerë dhe se hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të këtij aktivitet. /Tv Klan