13 filma koreanë që ia kalojnë atyre të Hollywood-it (FOTO)

Nëse mendoni se trillerët amerikanë janë të mirë, këta filma koreanë nuk do t'i harroni asnjëherë pasi t'i shikoni.

ShowBiz

06/04/2016 16:30

The Terror Live (2013)
Gazetari më i njohur i vendit hyn në bisedime me një terrorist që sapo ka bombarduar një nga urat kryesore të Seulit. Gjithçka ndodh në një dhomë të lajmeve dhe ngjarja bëhet shumë stresuese. 

Save the Green Planet (2003)
Një i ri i traumatizuar rrëmben dhe torturon liderët korean, duke besuar se ata janë jashtokësorë të rrezikshëm që kanë ardhur ta pushtojnë botën.

Confession of Murder (2012)
Në ditën kur kanë kaluar 15 vitet e kufizimit për të treguar të vërtetën, një vrasës ka publikuar autobiografinë e tij, duke përshkruar të gjitha vrasjet që ka bërë në detaje. Një program televiziv i ka ftuar vrasësin dhe një detektiv drejtpërdrejtë në emision për një debat, ndërsa një vajzë e njërës prej viktimave vendosë të hakmirret.

The Neighbor (2012)
Një vajzë është rrëmbyer dhe është gjetur e vdekur. Njerka e saj ndjehet fajtore që nuk ka shkuar ta marrë në stacionin e autobusit. Një nga banorët e ndërtesës është sjellur çuditshëm dhe shumë nga fqinjët kanë dyshuar tek ai, por nuk i kanë treguar askujt për shkaqe personale.

I Saw the Devil (2010)
Një vrasës serial ka vrarë një vajzë dhe ia ka prerë pjesët e trupit. I dashuri i saj, një agjent sekret e ndjekë vrasësin dhe e torturon vazhdimisht. Por, kur ai merr vesh, vrasësi shkon edhe pas familjes së agjentit.

No Mercy (2010)
Një aktivist i çuditshëm i ambientit, i cili është i arrestuar për disa vrasje, fillon të luajë një lojë me një patolog mjeko-ligjor, vajza e të cilit ka kohë që rezukton të jetë e zhdukur.
A Hard Day (2014)
Pas përpjekjes për të fshehur një aksident me veturë që ka mbytur një njeri, një detektiv ndiqet nga një njeri misterioz, i cili thotë se ka parë gjithë ngjarjen. Nga ai moment, për të fillojnë vuajtjet.
Mother (2009)
Një nënë tepër e kujdesshme kërkon vrasësin që ia ka lënë fajin djalit të saj me sëmundje mendore për vrasjen e tmerrshme të një vajze. E vërteta bëhet edhe më e tmerrshme teksa zbulohet, ndërsa nëna bëhet edhe kriminele për ta dëshmuar pafajsinë e birit të saj.

Sympathy for Lady Vengeance (2005)
Një vajzë e re bëhet një e burgosur shembull dhe ka bërë shumë miq gjatë 13 vjetve në burg. Kur ajo lirohet, menjëherë fillon punën për një plan: të vrasë vrasësin e vërtetë.
Memories of Murder (2003)
Një polic nga një vend i vogël dhe një ekspert nga Seuli bashkojnë forcat për të hetuar një seri të dhunimeve dhe vrasjeve në një vend rural. Filmi është bazuar në vrasjet e para serike të regjistruara në Kore në vitin 1986 ndërsa është i paparashikueshëm dhe me humor të zi.

The Man from Nowhere (2010)
Pronari i një dyqani me një të kaluar të dhunshme bën shoqëri me një vajzë të cilën e ka fqinje. Ai bën çmenduri më të mëdha për të eliminuar një rrjet njerëzish që trafikonin drogë dhe organe, për të shpëtuar mikun e tij të vjetër.

Oldboy (2003)
Pasi është kidnapuar dhe burgosur për 15 vite, Oh Dae-Su lirohet, vetëm për të kuptuar se ai duhet ta gjejë grabitësin e tij në 5 ditë. Skena klasike me vetëm një xhirim e përleshjes në korridor është përdorur si inspirim në shumë skena në filma të radhës, si në ‘The Raid’ dhe ‘Daredevil’.