125 milionë euro për Di Marian
Manchester United është i gatshëm të paraqes një super ofertë për transferimin e Angel di Marias. Gjiganti anglez planifikon të ofrojë 62.5 milionë euro për shërbimet e yllit të Real Madridit, dhe po aq për të, në formë të pagës.

Sport
Manchester United është duke u bërë gati të ofrojë 125 milionë euro për transferimin e yllut të Real Madridit, Angel di Maria.
Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, gjiganti nga Old Trafford synon të blejë reprezentuesin argjentinas me një ofertë prej 62.5 milionë euro. Kurse, edhe po aq, 62.5 milionë euro do t’i ofrohen atij në formë të pagës në kontratë afatgjate duke e bërë marrëveshjen në një total prej 125 milionë euro.
Di Maria spekulohet se mund të largohet nga Real Madrid në ditët e fundit të këtij afati kalimtar të verës pas ardhjes së James Rodriguez nga Monaco që do t’ia kufizojë edhe më tepër minutazhin e tij në Santiago Bernabeu.
Di Maria vazhdon të kërkohet edhe nga kampioni i Liguë 1, Paris Saint-Germain.