124, numri i LDK-së në fletëvotim për zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror Zgjedhor ka hedhur sot shortin për renditjen e partive politike në fletëvotime për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi bëri të ditur se sot do të tërhiqet shorti ku partitë politike më pas do të dinë numrin në fletëvotim. Pas tërheqjes së shortit ka rezultuar që subjekti i…
Lajme
Komisioni Qendror Zgjedhor ka hedhur sot shortin për renditjen e partive politike në fletëvotime për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi bëri të ditur se sot do të tërhiqet shorti ku partitë politike më pas do të dinë numrin në fletëvotim.
Pas tërheqjes së shortit ka rezultuar që subjekti i parë që tërhoqi numrin ishte Partia e Ashkalinjëve për Integrim me numër 123.
Lidhja Demokratike e Kosovës numrin në fletëvotim do ta ketë 124.
Tërheqja është bërë nga përfaqësuesi i subjekti politik që gjendej në sallë./Lajmi.net/