12 vite nga fillimi, rruga Prishtinë-Podujevë ende e pa përfunduar – Eman Rrahmani: Qytetarëve të kësaj ane po iu vështirësohet jeta

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani ka realizuar një video në rrugën Prishtinë-Podujevë, e cila tash e 12 vite nuk është përfunduar. Ai ka thënë se 12 vite për një rrugë me kaq pak kilometra janë shumë. “Qytetet e tjera për 12 vite kanë ndërtuar autostrada, aeroporte e qytete të reja, ndërsa ne për 12 vite…

Lajme

16/03/2026 11:56

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani ka realizuar një video në rrugën Prishtinë-Podujevë, e cila tash e 12 vite nuk është përfunduar.

Ai ka thënë se 12 vite për një rrugë me kaq pak kilometra janë shumë.

“Qytetet e tjera për 12 vite kanë ndërtuar autostrada, aeroporte e qytete të reja, ndërsa ne për 12 vite arritëm ta bëjmë Dimal Bashën ministër të rrugëve dhe asfaltit”, ka thënë Rrahmani.

Ai ka thënë se pushtetet e kaluara qytetarët i kanë ndëshkuar për moskryerje të punës dhe këtij projekti.

“Por çka ndodhi me pushtetin e Albin Kurtit? Shtatë vite në pushtet, me shumicë absolute pa asnjë pengesë dhe prapë rruga nuk është përfundu. Madje edhe aty ku është rregulluar tashmë ka filluar të prishet, asfaltet po dëmtohen e segmentet po degradojnë”, ka thënë Rrahmani.

Deputeti i PDK-së ka thënë se sot qytetarët po presin me orë të tëra në kolonë, mijëra qytetarë që e frekuentojnë këtë rrugë ka thënë se kanë pësuar dëme materiale, bizneset kanë falimentuar dhe shumë aksidente kanë ndodhur për shkak të pasigurisë në rrugë.

“12 vite maltretim, edhe sa vite duhet të kalojnë?  12 vite janë shumë, për një rrugë janë tepër. Qytetarët meritojnë shumë më shumë se sa premtime, ata meritojnë punë dhe meritojnë infrastrukturë të duhur për qarkullim që të jau lehtësojmë jetën e jo të vendosim pengesa në jetën e tyre”, ka shtuar Rrahmani. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: