12 viktima dhe 5 të humbur nga përmbytjet në Belgjikë
Belgjika ka raportuar 12 viktima dhe 5 të humbur si pasojë e përmbytjeve.

Bota
Liege, Namur dhe provinca e Luksemburgut janë zonat më të prekura.
Ndërkohë autoritetet e Liezhit evakuuan banorët nga frika e daljes së shtratit të lumit Meuse.
Gjithashtu, më shumë se 21,000 banorë kanë mbetur pa energji elektrike.
Sipas meteorologëve, moti pritet të përmirësohet gradualisht ditën e sotme.