12 raunde nuk mjaftuan, momenti kur Joshua dhe Franklin përplasen pas përfundimit të meçit
Super meçi ndërmjet Anthony Joshua dhe Jermaine Franklin nuk përfundoi pa një incident. Anthony Joshua triumfoi ndaj Jermaine Franklin, në meçin e mbrëmshëm, ku u kthye të fitorja pas dy humbjeve të njëpasnjëshme. Britaniku fitoi me vendim unanim të gjyqtarit, ku hapi rrugë për titullin e botës, transmeton lajmi.net. Megjithatë, si duket nuk mjaftuan 12…
Sport
Super meçi ndërmjet Anthony Joshua dhe Jermaine Franklin nuk përfundoi pa një incident.
Anthony Joshua triumfoi ndaj Jermaine Franklin, në meçin e mbrëmshëm, ku u kthye të fitorja pas dy humbjeve të njëpasnjëshme.
Britaniku fitoi me vendim unanim të gjyqtarit, ku hapi rrugë për titullin e botës, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, si duket nuk mjaftuan 12 raunde për dyshen, pasi u përplasen me njëri-tjetrin pas përfundimit të luftës.
U desh që të intervenonte sigurimi, duke evituar kështu një përplasje të madhe mes tyre.
Për AJ ishte fitorja e parë, pas dy humbjeve të njëpasnjëshme nga boksieri ukrainas Olekander Usyk./Lajmi.net/
STILL GOING AT IT AFTER THE BELL ?#JoshuaFranklin LIVE on DAZN now pic.twitter.com/9XZhGx6r2c
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) April 1, 2023