12 muaj burgim, por lirohet sot – ky është vendimi i Hagës për Bashkim Smakajn

Bashkim Smakaj është dënuar me 12 muaj burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë, në rastin për administrim të drejtësisë. Gjykatësi Christopher Gosnell e shpalli Smakajn fajtor për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, në bashkëkryerje, si dhe për mosbindje ndaj gjykatës. Megjithatë, gjykatësi bëri të ditur se Smakaj ka qëndruar në…

Lajme

17/11/2026 10:56

Bashkim Smakaj është dënuar me 12 muaj burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë, në rastin për administrim të drejtësisë.

Gjykatësi Christopher Gosnell e shpalli Smakajn fajtor për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, në bashkëkryerje, si dhe për mosbindje ndaj gjykatës.

Megjithatë, gjykatësi bëri të ditur se Smakaj ka qëndruar në paraburgim më gjatë sesa dënimi i shqiptuar, prandaj dënimi konsiderohet i shlyer.

Gjatë shpalljes së vendimit, gjykatësi deklaroi se Bashkim Smakaj do të lirohet në përfundim të seancës. /Lajmi.net/