12 fakte që nuk i keni ditur për Titanikun (FOTO)
Ngjarja e Titanikut padyshim që ka qenë një ndër ngjarjet me tronditëse ndonjëherë.
Lajme
Njohuritë për këtë ngjarje i kemi marrë kryesisht nga filmi i famshëm ‘Titanic’, mirëpo jo disa detaje të rëndësishme.
Sidoqoftë, lajmi.net e sjell për ju listën e 12 fakteve që nuk i keni ditur për anijen e famshme.
Kjo është lista:
1) Pasagjeri më i pasur në Titanik ishte John Jacov Astor IV, me një vlerë të pasurisë prej 85 milionë dollarëve, që në ditët e sotme kanë vlerë 2 miliardë dollarë. Ai herën e fundit është parë duke pirë cigare bashkë me një gazetar amerikan dhe një shkrimtare misterioze të quajtur Jacques Futrelle.
2) Çdo inxhinier i cili gjendej brenda Titanikut ishte fundosur bashkë me anijen. Ata kishin qëndruar për të siguruar mjaftueshëm fuqi që të lundronte edhe pak Titaniku, me qëllim që tu jepej mundësia njerëzve që të largohen nga anija.
3) Gazeta e para e cila e kishte bërë publike tragjedinë e Titanikut kishte raportuar se asnjë njeri nuk ka vdekur. Sidoqoftë, janë dashur dy ditë që të raportohet e vërteta.
4) Mbeturinat e Titanikut kishin qenë të humbura për 73 vite. Në vitin 1985 ishte gjetur në 3800 metra thellësi të oqeanit afër bregut të Newsfoundland.
5) Kur Titaniku ishte fundosur, temperatura e ujit të oqeanit kishte qenë 4 gradë më pak sesa pika e ngrirjes.
6) Një pasagjer i cili kishte jetuar një ngjarje traumatike të fundosjes dhe djegies së një anije në vitin 1871, kishte vendosur t’i bëjë ballë frikës dhe traumave të tij dhe të lundroj pastaj me Titanikun. Ai ishte fundosur bashkë me anijen.
7) Para se Titaniku të fillonte lundrimin ishte caktuar një ekip shpëtimi por pastaj ishte anuluar nga Kapiteni Edward John Smith për arsye që ende nuk dihen.
8) Muzikantët kishin luajtur muzikë për dy orë e 5 minuta ndërkohë që fundosej anija
9) 13 çifte që gjendeshin në Titanik kishin qenë në muajin e tyre të mjaltit
10) Kuzhinieri, Charles Joughin, kishte notuar për dy orë të tëra në ujërat e ftohtë para se të shpëtohej nga ekipet e shpëtimit. Ai meritat për shpëtimin e tij ia kishte dhuruar sasisë së madhe të uiskit që e kishte konsumuar para se të fundosej anija.
11) Titaniku ishte dizajnuar që t’i mbante 64 barka shpëtimi, por ajo i kishte mbajtur vetëm 20 në ditën e fundosjes. Veç kësaj, shumica e barkave të shpëtimit nuk ishin mbushur plotë me pasagjer.
12) Më shumë se 1,500 pasagjerë kanë vdekur gjatë fundosjes së Titanikut por vetëm 306 trupa janë gjetur.
/Lajmi.net