Përdori forcë gjatë arrestimit të një personi, IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Kaçanik

Inspektorati Policor i Kosovës, ka pranuar mbrëmë një informacion për një incident në Kaçanik. Hetuesit e IPK-së kanë dal në vendngjarje, dhe gjatë hetimit kanë kuptuar së gjatë arrestimit të një të dyshuari ka tejkalime të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor. IPK ka njoftuar se hetimet po zhvillohen në drejtim…

Lajme

08/10/2025 16:05

Inspektorati Policor i Kosovës, ka pranuar mbrëmë një informacion për një incident në Kaçanik.

Hetuesit e IPK-së kanë dal në vendngjarje, dhe gjatë hetimit kanë kuptuar së gjatë arrestimit të një të dyshuari ka tejkalime të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor.

IPK ka njoftuar se hetimet po zhvillohen në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” kurse pas konsultave me prokurorinë rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

“Bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së dhe në interes të hetimit IPK ka rekomanduar suspendimin e këtij zyrtari policor. Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti”, ka njoftuar IPK. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë:

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e  Departamentit të Hetimeve kanë pranuar mbrëmë një informacion për një incident në Kaçanik

Hetuesit e IPK-së kanë dale në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore lidhur me këtë rast pasi që dyshohet se gjatë arrestimit të një të dyshuari ka tejkalime të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor.

Hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” kurse pas konsultave me prokurorinë rasti  do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së dhe në interes të hetimit IPK ka rekomanduar suspendimin e këtij zyrtari policor.

Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.