Paqe në derbin Chelsea-Liverpool

Chelsea dhe Liverpooli e kanë nisur sezonin e ri të Premier Ligës me barazim. Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Stamford Bridge”, skuadra e Chelseat ka barazuar 1:1 me Liverpoolin. Fillimisht, ishte Luis Diaz ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari, ku shënoi në minutën e 18’ për ta kaluar Liverpoolin…

Sport

13/08/2023 19:43

Chelsea dhe Liverpooli e kanë nisur sezonin e ri të Premier Ligës me barazim.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Stamford Bridge”, skuadra e Chelseat ka barazuar 1:1 me Liverpoolin.

Fillimisht, ishte Luis Diaz ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari, ku shënoi në minutën e 18’ për ta kaluar Liverpoolin në epërsi prej 1:0.

Ndërkaq, Chelsea arriti ta gjejë golin e barazimit përmes mbrojtësit Axel Disasi, i cili në minutën e 37’ shënon për 1:1.

Të dyja skuadrat shënuan edhe nga një gol, por që ai i Mohamed Salah dhe i Ben Chilwell u anuluan për shkak të pozitës jashtë loje.