Ndalohet një tentim për të kaluar patentë shoferin me pajisje jo të lejueshme në Gjakovë, arrestohen dy persona
Tentime të shumta ka pasur ditëve të fundit për të kaluar testet për patentë shoferë në mënyra jo meritore në Kosovë. Një tentim i fundit është regjistruar sot në Gjakovë, i cili ka arritur që të ndalohet. Këshilltari i ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut, Berat Ganiqi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sot…
Lajme
Tentime të shumta ka pasur ditëve të fundit për të kaluar testet për patentë shoferë në mënyra jo meritore në Kosovë.
Një tentim i fundit është regjistruar sot në Gjakovë, i cili ka arritur që të ndalohet.
Këshilltari i ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut, Berat Ganiqi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sot në Njësinë e Patentë Shoferit në Gjakovë gjatë kontrollit rutinor tek dy kandidat janë hasur kamera dhe dëgjuese. Kandidatet përmes këtyre pajisjeve kanë tentuar ta kalojnë provimin teorik të patentë shoferit.
“Qëllimi jonë që në fillim ka qenë dhe është që provimet për patentë shoferë duhet meritohen e jo të blehen në mënyra të ndryshme. Çdo tentim tjetër do të ketë sanksione administrative dhe lajmerim në organet e rendit. Rasti është paraqitur në polici, ndërsa kandidatëve i është ndaluar hyrja në provim për 3 vite. I mbetët organeve të rendit të hetojnë rastin”, ka shkruar Ganiqi.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë se në lidhje me këtë rast dy persona janë arrestuar.
“Janë shoqëruar dy persona në stacionin policor në Gjakovë, dhe janë konfiskuar disa pajisje. Janë ndërmarr disa veprime të autorizuara nga prokurori i rastit dhe çdo vendim do të merret në konsultim me prokurorin”, ka thënë Elezaj. /Lajmi.net/