Modelja Emina Çunmulaj në Kosovë, viziton varrezat e Jasharajve në Prekaz

Modelja e njohur shqiptare me famë botërore me rastin e vizitës së saj të fundit në Kosovë ka vizituar Prekazin. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi nga ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e cila e ka shoqëruar Çunmulajn përgjatë vizitës në Prekaz, shkruan lajmi.net. “Në Prekazin heroik, aty ku liria i ka rrënjët”,…

ShowBiz

03/07/2024 12:23

Modelja e njohur shqiptare me famë botërore me rastin e vizitës së saj të fundit në Kosovë ka vizituar Prekazin.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi nga ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e cila e ka shoqëruar Çunmulajn përgjatë vizitës në Prekaz, shkruan lajmi.net.

“Në Prekazin heroik, aty ku liria i ka rrënjët”, ka shkruar ndër të tjera Jahjaga.

Postimi i plotë:

Emina Çunmulaj viziton varrezat e Jasharajve në Prekaz

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, këto ditë ka qenë në Kosovë.

Bukuroshja nga Mali i Zi, që jeton dhe vepron prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka vizituar varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Këtë e ka bërë të ditur ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila ka qenë e shoqëruar me të.

Postimi i plotë i Jahjagës (pa ndërhyrje):

“Në Prekazin heroik, aty ku liria i ka rrënjët.

Bashkë me Konsulen e Nderit të Shqipërisë në Florida Znj. Emina Çunmulaj vizituam sot Kompleksin e familjes legjendare Jashari.

Sakrifica dhe kontributi i familjes Jashari për lirinë që sot e gëzojmë është sublim dhe i pakrahasueshëm./Lajmi.net/