Kurti më së largu me 26 tetor e prezanton kabinetin e ri qeveritar: Nëse nuk ka Kurti 3 jemi gati për zgjedhje të reja
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti sot ka mbajtur në një konferencë për media. Në këtë konferencë, Kurti ka folur edhe për qeverisjen qendrore, pasi që është mandatuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për një mandat të ri qeveritar. Ai ka thënë se dita e fundit kur do të mund të mbahet seanca…

Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti sot ka mbajtur në një konferencë për media.
Në këtë konferencë, Kurti ka folur edhe për qeverisjen qendrore, pasi që është mandatuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për një mandat të ri qeveritar.
Ai ka thënë se dita e fundit kur do të mund të mbahet seanca e Kuvendit ku do të prezantoj kabinetin e ri qeveritar është 26 tetori, shkruan lajmi.net.
“Këto ditë jemi të përqendruar maksimalisht në analizën gjithëpërfshirëse dhe të hollësishme të rezultatit të zgjedhjeve lokale, por shumë shpejt qysh në këtë javë do të fillojmë komunikimin dhe bisedat edhe për qeverinë qendrore. Sepse, Kosovës i duhet edhe një mandat i Qeverisë sonë, i duhet një mandat i ri i Qeverisë sonë neve na duhet edhe një mandat në përputhje me rezultatin e 9 shkurtit. Edhe unë si kryeministër në detyrë kam hyrë në muajin e 7 të vitit të pestë të mandatit të plotë 4 vjeçar, dhe duhet të kemi një mandat të rregullt i cili padyshim që duhet të filloj posa ne të nxjerrim në seancë kuvendi përbërjen e re të Qeverisë Kurti 3”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se data e fundit për këtë seancë është 26 tetori, por se kjo nuk do të thotë që ai do ta pres këtë datë.
“Tash po numërojmë teposhtë, përderisa më herët nuk kishte afate për asgjë. Vura theksin tek 15 ditëshi që përfundon më 26 tetor. Në momentin që ne konsiderojmë që komunikimi dhe bisedat kanë rezultuar të suksesshme, ne nuk e presim 26 tetorin”, ka shtuar Kurti.
Ai ka thënë se nëse nuk do të ketë Qeveri Kurti 3, janë gati për zgjedhje të reja.
“Ne po bëhemi gati të qeverisim më shumë se kurrë në komuna në mbarë Kosovën, të rikthehemi në kryeqytet dhe po bëhemi gati për Kurti 3. Nëse nuk ka Kurti 3, padyshim që jemi të gatshëm për zgjedhje të reja parlamentare. LVV në 20 vjetorin e saj është shembull dhe mësim se si organizohen njerëzit për parime politike, me ideale kombëtare për të mirën e gjithë qytetarëve pa dalim. Andaj, gatishmëria jonë është e plotë veç se njëherë plani jonë është Kurti3. Për këtë po përgatitemi ne, dhe për këtë duhet të përgatiten edhe të tjerët”, ka thënë Kurti. /Lajmi.net/