Enver Zymeri apo Enver Zymberi? Bashkëshortja e heroit shuan dilemat

Dita e djeshme shënoi përvjetorin e rënies së policit hero të Republikës së Kosovës, Enver Zymberi. Kryeministri i Republikës, bashkë me të birin e policit të ndjerë, Sokolin, bënë homazhe te vendi ku u vra Zymberi. Jo vetëm kaq, më pas u konfirmua riemërtimi i kampit “Belvedere”. Tash e tutje, i njëjti do të quhet…

Lajme

27/07/2023 19:47

Dita e djeshme shënoi përvjetorin e rënies së policit hero të Republikës së Kosovës, Enver Zymberi.

Kryeministri i Republikës, bashkë me të birin e policit të ndjerë, Sokolin, bënë homazhe te vendi ku u vra Zymberi.

Jo vetëm kaq, më pas u konfirmua riemërtimi i kampit “Belvedere”. Tash e tutje, i njëjti do të quhet Enver Zymeri.

Zymeri apo Zymberi? Kjo çështje është diskutuar shumë në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme dhe për t’i shuar dilemat, gazetari i lajmi.net, Zgjim Sefa kontaktoi me bashkëshorten e Enver Zymberit.

Kjo e fundit tha se aktualisht në dokumente janë Zymeri, por që në polici e kanë gabuar në momentin e regjistrimit dhe kanë shkruar Zymberi.

Për të kuptuar më shumë rreth këtij rasti, ndiqeni storien e mësipërme.