Enca ka një thirrje për artistët shqiptarë homoseksualë
Artistja shqiptare, Enca Haxhia vazhdon të flas hapur për tema të ndryshme. Së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Instagram këngëtarja ka pasur një thirrje për të gjithë artistët shqiptarë homoseksualë, shkruan lajmi.net. Sipas Encës, ata duhet që të dalin publikisht dhe ajo do ishte para që do i përkrahte ata. “Është koha që…

ShowBiz
Artistja shqiptare, Enca Haxhia vazhdon të flas hapur për tema të ndryshme.
Së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Instagram këngëtarja ka pasur një thirrje për të gjithë artistët shqiptarë homoseksualë, shkruan lajmi.net.
Sipas Encës, ata duhet që të dalin publikisht dhe ajo do ishte para që do i përkrahte ata.
“Është koha që artistët shqiptarë meshkuj homoseksualë të dalin hapur. Mendoj që na duhet vërtetë që në 2022-ën dhe shumë fansa mund të ndiheshin të përkrahur nga të preferuarit e tyre. U bë mjaft me këtë mashkullor toksik, të rremë. Ndaloni së postuari modele me pagesë. na tregoni disa të vërtetë. Sinqerisht do isha e para që do ju përkrahja”, është shprehur ajo. /Lajmi.net/