Armë automatike në veturë, 102 fishekë në shtëpi – çfarë zbuloi Policia në Gjakovë?
Në fshatin Mazrek të Gjakovës, Policia ka gjetur një armë të gjatë automatike dhe 27 fishekë në një veturë, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur edhe 102 fishekë të tjerë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 17 tetor, rreth orës 16:00, kur është ndaluar për kontroll…
Lajme
Në fshatin Mazrek të Gjakovës, Policia ka gjetur një armë të gjatë automatike dhe 27 fishekë në një veturë, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur edhe 102 fishekë të tjerë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 17 tetor, rreth orës 16:00, kur është ndaluar për kontroll një veturë me targa civile, të cilën po e drejtonte një person i dyshuar.
“Gjatë kontrollimit brenda në veturë në posedim të personit të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar: një armë e gjatë automatike, 27 fishekë dhe 1 karikator”, thuhet në raportin e Policisë.
Gjatë kontrollit të mëtejmë në shtëpinë e të dyshuarit, Policia ka gjetur dhe konfiskuar edhe 102 fishekë.
I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti është nën hetime. /Lajmi.net/