Apeli i Speciales ia ul dënimin nga 18 vjet burgim në 13, Pjetër Shalës

Gjykata e Apelit e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Pjetër Shalës, duke e dënuar me 13 vjet burgim. Aktgjykimi u shpall të hënën nga trupi gjykues i përbërë nga kryetarja e trupit gjykues, Michele Picard, e cila ishte e pranishme në seancë përmes video-lidhjes, dhe gjyqtarët Kai Ambos…

Lajme

14/07/2025 13:25

Gjykata e Apelit e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Pjetër Shalës, duke e dënuar me 13 vjet burgim.

Aktgjykimi u shpall të hënën nga trupi gjykues i përbërë nga kryetarja e trupit gjykues, Michele Picard, e cila ishte e pranishme në seancë përmes video-lidhjes, dhe gjyqtarët Kai Ambos dhe Nina Jorgensen.

Apeli miratoi pjesërisht pikën 7, 12 dhe 14 të apelit, kurse rrëzoi apelin për aspektet e tjera, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Apeli lë në fuqi dënimin me 6 vjet burgim për pikën 1 të aktakuzës, kurse anulon vendimi me 16 vjet burgim për pikën 1 të aktakuzës.

Kjo gjykatë, dënon Shalën me 13 vjet burgim. Kurse, anuloi dënimin me 18 vjet burgim për pikën 4 të akuzës dhe cakton dënim me 13 vjet burgim.

Apeli anuloi dënimin unik me 18 vjet burgim dhe e dënoi Shalën me 13 vjet burgim, duke ia llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim.

Po ashtu, edhe Shala ishte i pranishëm përmes video-lidhjes.

Paraprakisht, gjykatësi Ambos tha se në shkallë të parë, Shala u shpall fajtorë për tri akuza për krime lufte.

“Ai u shpall fajtor për krime të luftës: Ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe i pafajshëm për krimin e luftës të trajtimit mizor. Trupi gjykues e dënoi zotin Shala me dënim të njehësuar prej 18 vitesh burgim”, tha Ambos.

Ai shtoi se trupi gjykues konstatoi se afërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 në Fabrikën e Metalit në Kukës së paku 18 personave iu hoq liria nga Shala dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së.

“U konstatua se gjatë të njëjtës periudhë kohore, zoti Shala dhe anëtarët e tjerë të UÇK-së, i mbajtën të ndaluarit në FMK në kushte çnjerëzore dhe poshtëruese, si dhe i keqtrajtuan rregullisht si fizikisht si dhe psikologjikisht me qëllim marrjen e informacionit ose deklaratave pranuese dhe ose për t’i ndëshkuar, frikësuar, detyruar ose diskriminuar për arsye politike”, tha ai.

Gjykatësi shtoi se një person i cili supozohet që ka vdekur si pasojë e vrasjes së paligjshme, vdiq gjatë kohës sa ishte i ndaluar në Uzinën e Metalit në Kukës. Tha se u konstatua se viktima ka vdekur nga një plagë me armë zjarri nga një person tjetër në prani të Shalës dhe nuk iu ofrua ndihma mjekësore.

Për Shalën, tha se shkalla e parë ka konstatuar se ai kishte marrë pjesë në keqtrajtimin e këtij personi.

Sipas gjyqtarit, Shala kishte kërkuar në apelin e tij anulimin e vendimit të fajësisë ndaj tij ose si alternativë rasti të kthehet në rigjykim ose t’i ulet dënimi. Tha se edhe urdhri për zhdëmtim është apeluar nga Shala, e që vendimi për këtë pjesë do të jepe më vonë.

Ambos tregoi se në pikën 9 të apelit, Shala pretendoi për shkelje të të drejtave të mbrojtjes- përkatësisht me nxjerrjen e materialeve nga ZPS-ja. Tha se Shala kishte pretenduar se nxjerrja e materialeve me vonesë për njërin nga dëshmitarët e dëmtoi atë.

Por, gjyqtari tha se pretendimet e tilla të Shalës duhet të rrëzohen sipas konstatimeve të Apelit, me arsyetiimin se mungon baza për shkak se nunk është arritur të provohet pretendimi për dënim në këtë pikë të ankesës.

Lidhur me ankesën e Shalës se trupi gjykues ka vënë kufizime të tepruara për dëshmitarët që ka thirrur mbrojtja, Apeli ka konstatuar se Shala ka hequr dorë nga e drejta e tij për të kundërshtuar në fazën e Apelit- vendimin e trupit gjykues që urdhëroi heqjen e pesë dëshmitarëve nga lista e dëshmitarëve të mbrojtjes, si rrjedhojë edhe kjo pikë u rrëzua.

Shala kishte thënë se gjykimi filloi përpara se mbrojtja të ishte gati dhe para se ata të përfundojnë hetimet. Por, edhe kjo pikë u rrëzua.

Aty u tha se u trajtuan edhe pretendimet për gabime në pranimin dhe vlerësimin e deklaratave të mëparshme të Shalës.

Shala kishte kundërshtuar pranimin dhe mbështetjen në deklarata të mëparshme të tij, me pretendimin se ato ishin marrë në shkeljen e të drejtave të tij për gjykim të drejtë.

Paneli rikujoi se një vendim i mëhershëm gjatë fazës së gjykimit, Apeli kishte trajtuar aspekte të ngjashme dhe la në fuqi vendimin për të pranuar në prova deklaratat e Shalës të dhëna më 2005 dhe 2007 në TPNJ.

Ndërsa, në një vendim tjetër, gjykatësi tha se Apeli kishte konstatuar se në intervistën për autoritetet belge, Shala nuk ishte lejuar që të kontaktonte avokat më 2016 dhe se trupi gjykues kishte gabuar kur kishte konstatuar ndryshe.

Por, sipas Ambos, u konstatua se kuadri i shkeljes në këtë rast ishte i kufizuar dhe Apeli e kishte lënë në fuqi vendimin e tupit gjykues- i cili kishte thënë se deklarata për autoritetet belge nuk ishte e papranueshme.

Sipas gjyqtarit, shkalla e parë nuk ishte mbështetur në deklaratën e autoriteteve belge të 2016-ës në aktgjykim.

“Paneli rrëzon gjithashtu argumentin e zotit Shala se trupi gjykues shkeli të drejtat e tij për gjykim të drejtë se në aktgjykim u mbështetë kryesisht në deklaratën e dhënë autoriteteve belge në 2019-ën, u trajtua me kujdesin e duhur dhe trupi gjykues u mbështet në të vetmen kur i konfirmoi provat tjera. Paneli rrëzon argumentet e zotit Shala në lidhje me këtë deklaratë”, u tha nga gjykata.

Andaj, u rrëzua dhe pika 1 e apelit të Shalës.

Ndërsa, për pretendimin se trupi gjykues shkeli parimin e ligjshmërisë, foli gjyqtarja Jorgensen, e cila tha se në këtë pikë, Shala kishte thënë se me shpalljen e tij fajtor si pjesë e Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale (NPK) për krime lufte, trupi gjykues kishte shkelur parimin e ligjshmërisë- konkretisht nenin 33 të Kushtetutës, si dhe nenin 6 dhe 7 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Si dhe nenin 15 të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike.

Shala kishte pretenduar se NPK-ja si formë e përgjegjësisë penale- krimi i luftës i ndalimit arbitrat në një konflikt të armatosur jondërkombëtar nuk ishin pjesë e legjislacionit të Kosovës dhe as nuk ishin të përcaktuara sipas të drejtës zakonore ndërkombëtare.

Ai kishte pretenduar se ato nuk ishin të disponueshme për të akuzuarin në kuptim të nuk e dinte në atë kohë se cilat forma të përgjegjësisë penale përbënin krime. Kishte pretenduar se trupi gjykues do të duhej të kishte marrë parasysh mosshkollimin e mjaftueshëm të tij dhe mospasjen e një pozite në UÇK.

Paneli i Apelit, lidhur me këtë pjesë konstatoio se argumentet e Shalës janë të përsëritura- të cilat tashmë janë rrëzuar nga vendime të ndryshme gjatë procesit dhe se tani Shala nuk ka arritur ta bind Apelin që të vlerësojë ndryshe.

Shala po ashtu kishte pretenduar se trupi gjykues gaboi kur e shpalli fajtor për ndalim arbitrar dhe torturë në lidhje me së paku 18 viktima- kur në aktakuzë ai ngarkohej për 9 viktima. Apeli ka konstatuar se trupi gjykus nuk e kishte analizuar nëse aktakuza kishte mangësi në këtë aspekt.

“Paneli gjykon se trupi gjykues duhej t’i kishte dhënë arsyet e vendimit për verdiktin e fajësisë kundër zotit Shala në lidhje me një numër më të madh personash sesa u paraqit fillimisht në aktakuzë. Paneli konstaton se mosdhënia e këtyre arsyeve prej trupit gjykues përbën gabim ligjor”, tha Jorgensen.

Andaj, Paneli konstatoi se aktakuza kishte mangësi lidhur me 9 persona e të tjerë që u pretendua se u mbajtën në FMK.

Jorgensen tha se kjo mangësi në aktakuzë ishte e korrigjueshme pasi nuk përbënte një akuzë të re dhe nuk çoi në transformim rrënjësor të dosjes kundër Shalës. Përveç kësaj, u konstatua se mangësia në aktakuzë u korrigjua përmes informacionit të përfshirë në dosjen paraprake të ZPS-së, ku përmenden këta 18 persona.

Si rrjedhojë, paneli vlerësoi se gabime të tilla nuk e zhvlerësojnë vendimin e trupit gjykues për shpalljen e Shalës fajtor mbi këtë bazë, kështu që u rrëzua edhe kjo pikë e apelit.

Gjithashtu, Shala kishte pretenduar se u shpall fajtor pa u ditur identiteti i tre anëtarëve në pretenduar të NPK-së, dhe pa u ditur identiteti i viktimave.

Gjyqtarja tha s trupi gjykues identifikoi Osman Kryeziun dhe Fatmir Limajn si anëtarë të NPK-së, ndonëse këta nuk ishin përmendur në aktakuzë. Ndërsa, për pretendimin e Pjetër Shalës për Sokol Dobrunën, gjyqtarja tha se trupi gjykues nuk e përmendi me emër si pjesëtar të kësaj ndërmarrjeje.

Përmendja e Kryeziut dhe Limajt, sipas gjyqtares nuk përbën fakt material- por ka të bëjë më shumë me povat.

Në lidhje me viktimat, Paneli ka konstatuar se aktakuza nuk ishte shumë konkrete në lidhje me identitetin e 9 viktimave. Konstatoi se trupi gjykues ka gabuar që nuk e trajtoi aspektin ndonjëse aktakuza kishte mangësi dhe që rrjedhimisht nuk konstatoi se aktakuza ishte e mangët në këtë aspekt.

“Paneli konstaton se mangësia në aktakuzë u korrigjua nga informacionet që përmbante dosja paraprake e ZPS-së”, tha Jorgensen.

Andaj, u rrëzua edhe kjo pikë e apelit, me arsyetimin se gabimet e trupit gjykues nuk zhvlerësojnë vendimin ndaj Shalës mbi këtë bazë.

Shala më tej kishte pretenduar se aktakuza përbënte akuza të shumëfishta për torturë dhe trajitim mizor, e që Paneli konstatoi se Shala nuk kishte arritur të argumentojë që trupi gjykues gaboi në këtë pjesë.

“Shala nuk arriti të provonte se u dëmtua si rezultat i akuzave të tilla”, tha gjyqtarja.

Paneli i Apelit po ashtu konstatoi se Shala nuk arriti të provonte se trupi gjykues kishte keqpërdorur diskrecionin e vet lidhur me vlerësimin e besueshmërisë së dëshmitarëvse, sikurse ishte pretenduar.

Gjithashtu, u konstatua se trupi gjykues vlerësoi me kujdes besueshmërinë e dëshmitarëve të mbrojtjes, si dhe dha arsyetime të mjaftueshme lidhur me konstatimet e veta sa i përket kësaj çështjeje.

“Paneli arrin në përfundimin se zoti Shala nuk arriti të provonte se trupi gjykues u bazua vetëm ose në masë vendimtare në provat e paverifikuara për konstatimet themelore të apeluara idhur me elementet e ndalimit arbitrar dhe torturës, si dhe NPK-së”, tha Jorgensen.

Shala kishte kundërshtuar edhe verdiktin e fajësisë për tortura ndaj pesë personave.

“Paneli i Apelit konstaton se në gjykim nuk u paraqitën dëshmi gojore të keqtrajtimit konkret të këtyre pesë personave. Paneli konstaton gjithashtu se nuk u paraqitën dëshmi gojore se këta persona ishin mbajtë të ndaluar në FMK. Ndonëse asyetimet e këtyre konstatimeve jepen në hollësi në aktgjykim, paneli thekson se kjo mangësi ishte kritike jo vetëm për konfirmimin por edhe për konstatimin e trupit gjykues se këta persona u vunë në kushte cnjerëzore të ndalimit. Në fakt, për tre persona Apeli vërenë se nuk u paraqit asnjë dëshmi gojore për ndalimin e tyre në FMK. Rrjedhimisht, Paneli konstaton se trupi gjykues u bazua në një masë vendimtare në prova të paverifikuara kur e shpalli Shalën fajtor për torturë ndaj këtyre pesë personave”, tha gjyqtarja.

Jorgensen shtoi se u shqyrtua edhe verdikti i fajësisë ndaj Shalës lidhur me ndalimin arbitrat të 6 personave.

Lidhur me konstatimet për ndalimin e 4 prej 6 personave, Jorgensen tha se trupi gjykues u mbështetë në prova gojore dhe se u rrëzua argumenti i Shalës se ato u mbështetën në prova të paverifikuara.

Ndërsa, u tha se për dy persona të tjerë, nuk u paraqitën prova gojore e as për rrethana që sollën ndalimin.

Gjykatësja tha se as dëshmitarët e ZPS-së nuk dhanë dëshmi gojore për ndalimin e këtyre dy personave.

“Paneli i Apelit gjykon se verdikti i fajësisë së zotit Shala për ndalimin arbitrar të këtyre dy personave u bazua në masë vendimtare në prova të paverifikuara”, tha gjykatësja.

Andaj, Apeli konstaton se verdikti i fajësisë për Shalën për torturat ndaj pesë personave dhe ndalim arbitrar ndaj dy personave, u dha në shkelje të Rregullës 140 (4a) dhe i prapësoi këto verfiktare. Rrjedhimisht, u aprovua si pjesërisht e bazuar pika shtatë e Apelit të Shalës dhe rrëzoi pjesën tjetër të kundërshtimeve të Shalës.

Kurse, për pikën tjetër të kundërshtimit, jorgensen tha se Shala ka arritur të argumentojë se trupi gjykues ka bërë gabime në burimet ligjore, në të cilat është mbështetur trupi gjykues.

 

 

Shala kishte kundërshtuar edhe konstatimet në lidhje me ndalimin e paligjshëm të shtatë të ndaluarve në FMK, duke pasur paraysh provat bindëse të administruara për kushtet e ndalimit dhe praktikën e vazhdueshme procedurale në FMK.

“Paneli është i bindur për 6 nga të ndaluarit se një gjykues i arsyeshëm i faktev mund të kishte konstatuar se i vetmi deduksion i arsyeshëm është se atyre nuk iu dhanë garanci procedurale”, tha Jorgensen.

Ndërsa, në lidhje me të ndaluarin e shtatë, paneli i Apelit konstatoi se kundërshtimi i Shalës është i tejkaluar dhe si rezultat i konstatimeve të mëparshme në një pikë tjetër të Apelit konkretisht si verfikti i fajësisë së Shalës për ndalimin arbitrat të ndaluarve në bazë vendimtare në pova të paverifikuara.

Paneli konstatoi se kundërshtimet e Shalës lidhur me marrjen në pyetje ose keqtrajtm të tre të ndaluarve janë tejkaluar në pikën 7 të apelit.

Rrjedhimisht, u konstatua se Shala nuk ka arritur të provojë se trupi gjykues keqpërdori diskrecionin e tij kur u konstatua se të ndaluarve në FMK iu ndaluan garancitë procedurale.

Ndërsa, lidhur me kundërshtimet ndaj vendimit të trupit gjykues se të ndaluarve iu hoq liria pa bazë ligjore, Paneli konstatoi se vendimi i trupit gjykues nuk e bën të qartë nëse ndalimi i 18 personave ishte absolutisht i domosdoshëm. Pra, Jorgensen thotë se vendimi s’ka një paragraf në vete për këtë aspekt.

Sipas gjykatëses, 9 prej 18 të ndaluarve u konstatua në vendimin e shkallës së parë se ishin akuzuar si spiunë, tradhtarë e bashkëpunëtorë të armikut dhe se u trajtuan sipas një praktike të veprimit.

“Paneli i Apelit konstaton se zoti Shala provoi se trupi gjykues nuk dha mendim të arsyeshëm kur konstatoi se asnjë akuzë penale ose shqetësim për sigurinë nuk e bënin ndalimin e 18 të ndaluarve absolutisht të domosdoshëm. Rrjedhimisht, Paneli i Apelit rrëzon këtë konstatim dhe miraton pjesërisht pikën 12 të apelit të zotit Shala”, shtoi gjykatësja.

Jorgensen tregoi për konstatimet e Apelit lidhur me vendimin e shkallës së parë për synimin kriminal të ndalimit arbitrar.

“Paneli i Apelit rrëzon edhe konstatimin e trupit gjykues për synimin kriminal përkatës të kryerësit ndër ta edhe oti Shala nuk kishin arsye të besonin se shqetësimet për sigurinë bënin ndalimin e këtyre personave absolutisht të domosdoshëm”, tha gjykaësja, duke shtuar se prapësimi i këtij konstatimi s’ka ndikim në verdiktin e fajësisë për Shalën- për krime lufte të ndalimit arbitrar.

Apeli konstatoi se Shala nuk ka arritur të provojë se trupi gjykues gaboi në nxjerrjen e përfundimit se ai përmbushi synimin kriminal në lidhje me krimin e luftës të ndalimit arbitrar.

Shala kishte pretenduar se dijenia e tij për këto krime nuk mund të deduktohej vetëm me bazën e pranisë së tij në FMK.

Gjykatësja tha e u trajtuan edhe kundërshtimet e Shalës lidhur me verdiktin e fajësisë për ndalimin arbitrat në bazë të NPK-së.

Paneli konstatoi se trupi gjykues nuk gaboi kur tha se anëtarët e NPK-së kishin qëllimin e përbashkët të ndalimit arbitrar, marrjen në pyetje dhe torturimin e të ndaluarve në FMK që akuzoheshin që kishin lidhje me autoritetet serbe ose simpatizonin ata. Konstatoi se Shala s’ka arritur të argumentojë asnjë gabim të trupit gjykues në lidhje me kontributin e tij personal në kryerjen e krimit të ndalimit arbitrar.

Në këtë rast janë mbajtur dy seanca të Apelit (15 dhe 16 maj 2025) në të cilat mbrojtja ka kërkuar lirimin e Shalës ose rikthimin e çështjes në rigjykim, ndërsa Prokuroria ka thënë se trupi gjykues në këtë rast ka vendosur drejt. Ngjashëm sikurse Prokuroria, qëndrimin e ka pasur edhe mbrojtësi i viktimave.

Ndryshe, më 28 mars 2025 është hudhur poshtë një kërkesë e mbrojtjes që në Apel të thirret Sokol Dobruna si dëshmitar i saj.

Në vendimin e saj, kryetarja e trupit gjykues, Michele Picard ka thënë se provat e propozuara nuk do të ndikonin në aktgjykimin ndaj Shalës në rast që ato do të ishin pranuar gjatë gjykimit në shkallë të parë, ku Shala u dënua me 18 vjet burgim për krime lufte.

Ndryshe, Pjetër Shala i përfaqësuar nga mbrojtja e tij, ka dorëzuar në Apel kërkesën kundër urdhrit për zhdëmtim që iu shqiptua më 29 nëntor 2024, i cili e obligonte që t’iu paguante viktimave 208 mijë euro. Megjithatë, vendimi për apelin kundër urdhrit për zhdëmtim nuk do të merret në kuadër të aktgjykimit të Apelit.

Duke u mbështetur në pesë pika, Shala kërkon që të Paneli i Apelit ta pezullojë shqyrtimin e apelimit kundër këtij urdhri për zhdëmtim derisa të shqyrtohet apelimi për dënimin me 18 vjet burg, ndaj tij për krime lufte ose ta anulojë masën e dhënë dhe ta kthejë atë në rishqyrtim tek një trup gjykues tjetër.

Më 16 korrik, Pjetër Shala është dënuar me 18 vjet burgim, ku u konstatua se përtej dyshimeve të bazuara është fajtor për pikat 1, 3 dhe 4 të akuzës.

Shala u shpall fajtor për ndalim arbitrar si krim lufte kundër së paku 18 personave në periudhën mes 17 majit 1999 deri më 5 qershor të atij viti në Fabrikën e Metalit në Kukës, torturë si krim lufte kundër së paku 18 personave dhe vrasje e paligjshme si krim lufte kundër një personi.

Ndryshe, gjatë muajit shkurt 2023 kishte filluar gjykimi në këtë rast, ku më 21 shkurt Prokuroria dhe mbrojtja e viktimave kanë paraqitur deklaratat e tyre hyrëse, kurse më 22 shkurt janë dëgjuar deklaratat hyrëse të mbrojtjes së Pjetër Shalës, si dhe deklarata pa betim e tij.

Në mars 2023 kishte filluar paraqitja e provave të Prokurorisë, ku janë dëgjuar 10 dëshmitarë, kurse në gusht kishte filluar paraqitja e provave nga mbrojtësi i viktimave ku janë dëgjuar dy dëshmitarë.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë.