18 vite pavarësi: Kuptimi i fuqishëm i dizajnit të monumentit NEWBORN

Krijuesi i monumentit ikonë NEWBORN, Fisnik Ismaili, ka publikuar një postim emocionues në Facebook për të uruar Kosovën për 18-vjetorin e saj të pavarësisë. Në postim ai thekson vlerat kyçe që kanë shoqëruar rrugëtimin e Kosovës: Shtetësi, Qëndresë, Punë, Trimëri, Obligim, Rimëkëmbje, Fillime të reja, teksa kjo është edhe domethënia e “New Bornit” për 18…

Lajme

16/02/2026 20:05

Krijuesi i monumentit ikonë NEWBORN, Fisnik Ismaili, ka publikuar një postim emocionues në Facebook për të uruar Kosovën për 18-vjetorin e saj të pavarësisë.

Në postim ai thekson vlerat kyçe që kanë shoqëruar rrugëtimin e Kosovës: Shtetësi, Qëndresë, Punë, Trimëri, Obligim, Rimëkëmbje, Fillime të reja, teksa kjo është edhe domethënia e “New Bornit” për 18 vjetorin e pavarësisë.

Mesazhi i tij kushtohet historisë së Kosovës dhe rrugëtimit drejt lirisë dhe shtetndërtimit, si dhe lidhjes së saj të fortë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin kyç në mbështetjen e lirisë:

“Kushtuar Kosovës, rrugëtimit të saj drejt lirisë dhe shtetndërtimit përmes luftës çlirimtare dhe vlerave të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si aleati kyç në mbështetjen e kësaj lirie”.

Postimi përfundon me përkujtimin simbolik të përvjetorëve: KOSOVA 18 | USA 250, duke lidhur kështu festën e pavarësisë së Kosovës me historinë e Shteteve të Bashkuara. /Lajmi.net/