Dyshohet për veprën penale “mundësim në prostitucion”: Prokuroria në Pejë ndalon një person

Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar një person i cili dyshohet për veprën penale “Mundësim apo Detyrim në Prostitucion”. Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore ne Pejë, Shkodran Nikçi. Ai bëri të ditur se lidhur me këtë rast ka pasur edhe bastisje. “Me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar një…

Lajme

24/05/2024 21:57

Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar një person i cili dyshohet për veprën penale “Mundësim apo Detyrim në Prostitucion”.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore ne Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai bëri të ditur se lidhur me këtë rast ka pasur edhe bastisje.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar një person për veprën penale “Mundësim në Prostitucion” dhe njëkohësisht janë autorizuar Policia e Kosovës për ndërmarrje të veprimeve të tjera. Në lidhje me këtë çështje penale ka pasur edhe bastisje”, njoftoi ai.