Bastisja e 4 lokacioneve në veri – Kapja e armatimit të fshehur nga terroristët e Banjskës: Flet Veton Elshani
Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion të madh në veri të vendit. Ata në bashkëpunim me intelegjencën kosovare pas identifikimit të disa lokacioneve si të dyshimta që po mbaheshin armë, ka bërë që të bastisin këto vende, shkruan lajmi.net. Veton Elshani komandat për veri, për lajmi.net dha detaje për krejt aksionin e ekzekutuar…

Lajme
Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion të madh në veri të vendit.
Ata në bashkëpunim me intelegjencën kosovare pas identifikimit të disa lokacioneve si të dyshimta që po mbaheshin armë, ka bërë që të bastisin këto vende, shkruan lajmi.net.
Veton Elshani komandat për veri, për lajmi.net dha detaje për krejt aksionin e ekzekutuar sot.
Ai tregoi edhe për krejt çka është gjetur në veri.
Sipas tij 4 lokacione kanë qenë cak i bastisjes.
“Në kuadër të aktiviteteve operative ne bashkepunim me AKI dhe qytetarët kemi arritur t’i identifikojmë dy lokacione që ka armatim të fshehur, nga ish-pjestarë të Mbrojtjes Civile dhe pjesëtarë të grupit terrorist të Banjskës.
Lokacioni i parë është në veri të Mitrovicës, në afërsi të Tre Rrokaqiejve, ndelidhet me personin ne kerkim, Marjan Radojeviq! ndërsa lokacioni tjetër është në rrugën “Qeta e Minatorëve”, në veri i Mitrovicës qe nderlidhet me subjektin ne kerkim Zarko Cvetkoviq. Lokacioni 1: •3 Arme te gjata AK-47 •4 Karikatore me 60 fisheke •1 keher me 11 Fishek •1 kellef revole •1 cante ushtrake.
Lokacioni 2 : •1 rrip brezi me 25 fishek per arme gjuetie. •23 fishek per arme gjuetie •Pistolete TT me 1 karikatore me 8 fishek •3 karikator me nga 8 fishek •2 karikator ne fotrolle •28 fishek per arme te gjate •10 kreher me fishek te armës se gjate (99 fishek) •1 kuti me fishek 7×62 •4 pastruese te armës •Kuti me lende te dyshimte.
Lokacioni 3: •Arme e gjate me bajonete •1 pistolete me 2 karikatore me nga 8 fishek 7×62 dhe 1 fotroll. •Cante e zeze me pajisje per pastrim te armës •2 kutia me nga 50 fishek 7×62 •3 karikatore me fotrolla me nga 8 fishek •Arme e gjate gjuetie me cante.
Lokacioni 4: •Iriq metalik •Jelek i brendshëm Antiplumb •30 cope mjet i dyshuari Eksploziv TM 100 •1 Uniforme •Cante e zeze me pajisje te ndihmës se pare •Adapter per Radiolidhje”, tha Elshani për lajmi.net./Lajmi.net