11 shprehitë ushqyese që do të ju zgjasin jetën, sipas ekspertit të jetëgjatësisë

Ndonëse është shumë e rëndësishme ajo se çfarë hamë, ekspertët kanë gjetur se po ashtu është e rëndësishme edhe me kë drekojmë apo darkojmë. Energjia pozitive e atyre rreth nesh është e rëndësishme gati sa vet ushqimi. Nuk e kanë thënë kot shqiptarët: “bukë, kripë e zemër”.

Lifestyle

05/08/2015 17:52

Gjendja janë shëndetësore është në masë të konsiderueshme e lidhur me shprehitë tona të jetesës. Disa shprehi të caktuara thonë ekspertët, përveç që do të ju bëjnë më të shëndetshme, ato do të ju zgjasin jetëgjatësinë, shkruan New York Times, transmeton lajmi.net.

Eksperti i jetëgjatësisë, Dan Buettner tregon për 11 shprehitë ushqyese, ku në të 11-të ai vendos ambientin (shoqërimin) gjatë procesit të të ushqyerit.

Sipas Buettner, nëse doni të jeni të jetoni më të gjatë atëherë:
1. Përdorni sa më shumë kafe. Kafeja është një nga burimet kryesore antioksidues në dietën amerikane.
2. Evito pirjet e lëngjeve, dhe zëvendëso ato me fruta natyralë. Buettner rekomandon që të minimizojmë përdorimin e lëngjeve të paketuara, dhe në vend të tyre të konsumojmë sa më shumë pemë.
3. Ju po ashtu duhet të minimizoni konsumimin e lartë të proteinave.
4. Duhet të ecni sa më shumë.
5. Është në rregull të konsumoni verë të kuqe. Sipas Buettner, një gotë me verë e kuqe është më e mirë se sa një gotë ujë me ushqim mesdhetar.
6. Mos bënë ushtrime të rënda. Në vend të ushtrimeve shumë të rënda, Buettner rekomandon çiklizmin, praktikumin e jogës, dhe veçmas shëtitjet në këmbë.
7. Gatuaj sa më shumë shujta vegjetariane, që përmbajnë sa më shumë fruta, perime, pasul, arra e lajthia, me 100% bukë të drithërave.
8. Përdorni vaj të ullirit në vend të gjalpës.
9. Konsumoni peshk dhe mish me masë.
10. Përdor sasi të caktuara të qumështit.
11. Hani nën shoqërim të këndshëm. Nuk është e rëndësishme vetëm ajo se çfarë hani, por edhe ajo se me kë hani. Është shumë e rëndësishme se sa ju dhe shoqëria e juaj e shijoni ushqimin gjatë kohës. Andaj suksesi është që të jeni nën miqësi të mirë./lajme.net