11 dhjetor afati i fundit që partitë politike t’i paraqesin listat e kandidatëve për deputetë

Më 9 shkurt 2025 qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit. Zgjedhjet parlamentare pritet të mbahen të dielën e 9 shkurtit, ndërsa fushata zgjedhore u paralajmërua se do të nis më 11 janar. Ndryshe këtë herë s’do të ketë heshtje zgjedhore kurse qytetarët mund të votojnë 10 kandidatë për deputetë. Po ashtu nga…

Lajme

22/08/2024 15:08

Më 9 shkurt 2025 qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit.

Zgjedhjet parlamentare pritet të mbahen të dielën e 9 shkurtit, ndërsa fushata zgjedhore u paralajmërua se do të nis më 11 janar.

Ndryshe këtë herë s’do të ketë heshtje zgjedhore kurse qytetarët mund të votojnë 10 kandidatë për deputetë.

Po ashtu nga Komisioni Qendror Zgjedhor sot u bë e ditur se partitë politikë duhet që deri më 11 dhjetor t’i dorëzojnë listat me emrat e kandidatëve për deputetë.

“Duke filluar nga 1 shtatori dhe deri më 11 dhjetor 2024, partitë politike, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur mund të paraqesin në KQZ, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, kërkesën e tyre për t’u certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Gjithashtu, deri më 11 dhjetor 2024, subjektet politike që duan të marrin pjesë në zgjedhje, duhet të dorëzojnë edhe listën e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.”/Lajmi.net/