11 aktorët që ngjajnë shumë me personat, rolin e të cilëve e kanë luajtur (Foto)

Disa prej aktorëve kanë ngjashmëri e disa të tjerë janë transformuar për të arritur të duken si personazhet historike të cilët ata i kanë luajtur.

ShowBiz

09/10/2015 13:25

Më poshtë keni një listë nga lajmi.net, prej aktorëve që kanë portretizuar më së miri personazhet e famshëm.

1.Ben Kingsely si Gandhi – “Gandhi” 
Përzgjedhja e Kingsely për këtë rol ka shakatuar shumë reagime negative pasi askush nuk ka qenë i bindur se dikush nga Brtiania mund të luajë rolin e Indianit. Por, ai ka lënë pa fjalë të gjithë, si me pamjen ashtu edhe me performancën.

2.Anthony Hopkins si Pablo Picasso – “Surviving Picasso”

3. Michael Fassbender si Steve Jobs – ‘Steve Jobs’ (2015)
Megjithëse nuk përngjajnë shumë fizikisht, portretizimi i Fassbender po merr kritika shumë të mira, madje thonë s ka hyrë shumë mirë në rolion e Steve Jobs dhe i bën në mënyrë perfekte si mimikat, foljet dhe reagimet.

4. Robert Downey Jr. / Charlie Chaplin — ‘Chaplin’ (1992)
Të gjithë thonë se Downey Jr. është aktori më perfekt që ka mundur të zgjedhej për këtë rol.

5. Marion Cotillard si Édith Piaf — ‘La Vie en Rose’ (2007)
Cotillard është përfshirë në rolin e këngëtares së famshme franceze me mish e me shpirt, në performancën që i ka sjellë edhe çmimin Oscar. Madje, pas grimit të bërë shumë me kujdes, aktorja madje edhe i ngjan këngëtares.

6. Gary Oldman si Sid Vicious — ‘Sid & Nancy’ (1986)

7. James Franco si James Dean — ‘James Dean’ (2011)
Në filmin mbi jetën e aktorit të famshëm James Dean, James Franko ka impresionuar të gjithë si me aktrimin ashtu edhe me ngjashmërinë e madhe me aktorin e ndjerë.

8. Kirk Douglas si Vincent Van Gogh — ‘Lust for Life’ (1956)
Aktori i përngjan shumë piktorit të famshëm e sidomos për ngjyrën e mjekrës e të flokëve, bazuar në pikturën e njohur të portretit të Van Gogh.

9. Charlize Theron si Aileen Wuornos — ‘Monster’ (2003)
Ky ndryshim drastik i aktores bukuroshe Charlize Theron i ka sjellë një çmim Oscar asaj. Theron është shëndrruar totalisht për të portretizuar vrasësen Aileen Wuornos.

10. Peter O’Toole si T.E. Lawrence – ‘Lawrence of Arabia’ (1962)       
Është një aktrim nga Peter O’Toole që ka mbetur në histori dhe do mbahet mend edhe për shumë gjatë.

11. Johnny Depp / James ‘Whitey’ Bulger – ‘Black Mass’ (2015)
Edhe roli më i fundit i Johnny Depp si krimineli Whitey Bulger është pritur shumë mirë, sidomos transformimi i radhës i Depp, me të cilin duket se ia ka qëlluar cakut.

/Lajmi.net