Enver Hasani merr pjesë në punimet plenare të Komisionit të Venecias

Në cilësinë e anëtarit përfaqësues të Kosovës, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka udhëtuar drejt Italisë, ku do të marrë pjesë në sesionin plenar të Komisionit të Venecias.

Lajme

10/03/2016 14:26

Komisioni i Venecias do të zhvillojë sensionin e 106-të plenar më 11 dhe 12 mars.

Në mesin e pikave që do të diskutohen dhe do të merren vendim për të është edhe “bashkëpunimi i Komisionit të Venecias me Komitetin e Ministrave, Asamblenë Plenare si dhe me Kongresin e Autoriteteve Regjionale e Lokale të Këshillit të Evropës, temë kjo me rëndësi të madhe aktuale për Kosovën”, thuhet në njoftimin për media, raporton lajmi.net.

Pikat e tjera që do të diskutohen janë:

  • do të vazhdohen nga Komisioni diskutimet e mbetura nga sesioni paraprak rreth reformave kushtetuese dhe ligjore të Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Tunizisë, Ukrainës, si dhe cështjen e raportit të shkurtër për votuesit që de facto jetojnë jashtë vendit të tyre;

 

  • informimi i Komisionit lidhur me Amicus Curiae ne rastin “Ryëin v Poland”; draft ligjin e Maltës lidhur me organizimin e partive politike dhe financimin e tyre; si dhe raportet si vijon: per largimin e ofenduesve nga parlamenti, lirinë e shprehjes së gjyqtarëve dhe raporti mbi reformën kushtetuese në Ukrainë
  • një pikë me rëndësi të vecant është edhe shqyrtimi i draft ligjit rus mbi Gjykatën Kushtetuese i cili mëton të sanksionojnë diskrecionin total të shtetit rus sa i përket zbatimit të vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ky draft ligj zbaton deri në fund qëndrimet absurde të Gjykatës Kushtetuese të Federatës Ruse të shprehura në Aktgjykimin 21 – P/2015 të datës 14 korrik 2015 . Implementimi i këtij Aktgjykimi shënon një fazë të re në zhvillimin e gjyqësisë kushtetuese evropiane sepse fut “putinizmin” në sistemin e drejtësisë ruse gjë që përbën një sheqtësim të madh për evropianët. Kjo ka qenë arsyeja që në këtë sesion do të diksutohet kjo cështje.
  • objekt diskutimi e miratimi nga ana e Komisionit do të jetë me këtë rast edhe Udhëzuesi i Përbashkët i OSCE/ODHIR – Komisioni i Venecias Lidhur me Pengimin e ABuzimit të Burimeve Administrative gjatë Proceseve Elektrale;
  • në këtë plenare miratohet edhe Raporti Vjetor i Komisionit për aktivitetitet gjatë vitit 2015; dhe
  • së fundi, do të jenëraportimet e nënkomisioneve për sundim të ligjit, gjyqësi dhe mbi të drejtat e njeriut ku kryetari Hasani është anëtar i rregulltë./lajmi.net