Gashi: Kauza e Opozitës, s’është më kauzë

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se u pa një qasje e re me AAK-në si pjesëmarrëse e dialogut të thirrur nga presidentja Jahjaga dhe ka shtuar se Kosova nuk ka luks për shkuarje në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Lajme

09/02/2016 18:43

“Dje pati një optimizëm. AAK-ja mesa duket po lëvizë nga ky pozicion i ngurtë, drejt zhbllokimit të situatës politike. Kauza për të cilën është e fokusuar opozita, s’është më kauzë. Kosova nuk e ka luksin t’ia lejojë vetes situata të tilla, siç janë zgjedhjet e jashtëzakonshme. Rruga mund t’i imponojë zgjedhjet si zgjidhje, por kjo mund të ketë pasoja e mund të krijojë precedentë për të ardhmen,” ka thënë Gashi, njofton Klan Kosova.