Jason Bourne, vjen me sezonin e ri

Jason Bourne është i trajnuar me profesionalizëm në një “spiun pa kujtesë”.

Bota

08/02/2016 16:13

Filmat Bourne janë një seri e veprimeve spiune që bazohen në karakterin e Jason Bourne (Matt Damon).

Ai vuan nga humbja e kujtesës ekstreme dhe duhet të kuptoj se kush është ai. Seritë filluan qysh në vitin 2002 me “The Bourne Identity”, dhe i fundit ka qenë në vitin 2012 “The Bourne Legacy”, që i bënë të presin me padurim audiencën për ardhjen e filmit të ri, transmeton lajmi.net.

Universal- kompania e filmave, ka konfirmuar në një konferencë për media në Los Angeles, se aktori Damon do të kthehet për filmin e ardhshëm Bourne.

Ai u shfaq për nëntë vite në ekran me rolin e Bourne, dhe ky i ardhshmi shënon filmin e tij të pestë. Në filmin e ardhshëm, ai do të arrijë të njohë aftësitë e tij, “Unë e di kush jam,” thotë ai në një klip, “Tani më kujtohet çdo gjë.”

Ky trailer zbulon emrin e filmit “Jason Bourne” dhe do të fillojë të shfaqet në kinema me datën 29 korrik /Lajmi.net

YouTube player