Revoltohet artisti, Danimarka po u merr gjëra me vlerë emigrantëve
Ai Weiwei, artisti kinez, është tërhequr nga dy ekspozitat e tij të planifikuara në Danimarkë, në ARoS Aarhus Art Museum dhe Faurschou Foundation gallery, për shkak të politikave të fundit të Danimarkës krahas refugjatëve.
ShowBiz
Së fundmi, Danimarka ka aprovuar ligjin që e shtyn bashkimin familjar të refugjatëve deri në tri vite dhe i lejon autoritetet daneze të marrin gjëra me vlerë nga azilkërkuesit për të mbuluar shpenzimin e tyre, transmeton KultPlus.
“Jam i shokuar me lajmin se qeveria daneze ka kaluar këtë ligj. Me këtë rast më duhet ta anuloj ekspozitën time ‘A New Dynasty -Created In China’, për të shprehur revoltën time me këtë vendim”, ka shkruar artisti në letrën drejtuar ARoS.
Weiwei është edhe aktivist i të drejtave të njeriut.