Ronaldo, kjo nuk pritej

Cristiano Ronaldo vazhdon të mos-dënohet për agresionin në fushën e lojës.

Sport

25/01/2016 17:17

Mediat spanjolle i kanë përmendur pesë raste që ylli i Real Madridit është treguar agresiv në fushë dhe nuk është ndëshkuar nga gjyqtarët.

Shqelmimi i futbollistit të Betisit mbrëmë ishte i pesti, derisa Ronaldo më herët u tregua agresiv edhe në duelet ndaj Gijon, Las Palmas, Sevilla dhe Barcelona, përcjellë “Lajmi.net”.

Mediat iberike i kanë lidhur sjelljet e ulëta të portugezit në fushë me faktin që ai nuk është më i lumtur në Madrid.

YouTube player