Ushqimet që zëvendësojnë mishin për përfitim të proteinave

Proteinat janë shumë të rëndësishme për organizmin e njeriut.

Lifestyle

20/01/2016 19:08

Ata janë përbërës organik që kanë molekula të mëdha me aminoacide dhe janë pjesë esenciale për jetesën e organizmave, e sidomos të disa komponentëve të trupit si muskujt, flokët dhe enzime e antitrupat.

Sipas “Health”, meshkujve ju duhen 56 gramë proteina në ditë, ndërsa femrave 46 për të kryer funksionet normale në organizëm.

Mishi, produktet e qumështit dhe vezët janë burime shumë të mira të proteinave, por mund të zëvendësohen edhe me disa ushqime të tjera:

Bizelet: Me 1 filxhan përfitohen 7.9 gramë proteinë

Gërzima Me 28 gramë sasi përfitohen 5 deri 6 gramë proteinë

Fasule me 1 filxhan përfitohet 13 gramë

Burania me ½ e filxhanit përfitohet 8.4 gramë

Brokoli me 1 filxhan përfitohet 8 gramë

Farat chia me 2 lugë përfitohet 4.7 gramë./albeu.com/